RECETA alternative të kripura

Living - - KUZHINË -

GJOKS PULE ME DJATHË, DOMATE DHE ULLINJ, NË FURRË

PËRBËRËSIT PËR 2/3 PERSONA: 4/5 gjokse pule në feta të holla 100 g domate qershiza

100 g djathë Scamorza i tymosur, i prerë në kubikë të vegjël ose djathë tjetër që shkrin

1 lugë djathë Parmigiano i grirë pak rigon, disa kokrra ullinj të zinj pa bërthamë, kripë, piper bukë e thekur, e grirë

PËRGATITJA:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.

1. Në një tavë ku kemi spërkatur vaj ulliri vendosim fetat e mishit, domatet të prera në mes, djathin Scamorza, ullinjtë, rigon, kripë, piper, djathin Parmigiano dhe pak bukë të thekur të grirë. I spërkasim sipër me pak vaj ulliri dhe e vëmë tavën të piqet në furrë për rreth 25/30 minuta, por 4 minutat e fundit e vendosim tavën me funksionin grill sipër. 30 MIN. KOHA E PËRGATITJES:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.