BISKOTA ME XHENXHEFIL DHE LIMON

Living - - GASTRONOMI -

PËRBËRËSIT PËR 20 BISKOTA:

150 g gjalpë i butë 50 g sheqer pluhur 200 g miell 50 g niseshte 1 vezë vetëm e verdha ½ limon vetëm lëkura 1 cm xhenxhefil i grirë

PËR ZBUKURIMIN SIPËR:

½ lëng limoni 100 gr sheqer pluhur ngjyrues sipas dëshirës lule natyrale

PËRGATITJA:

Përziejmë miellin me niseshtenë dhe sheqerin pluhur, shtojmë lëkurën e limonit dhe xhenxhefilin e grirë imët. Copëtojmë gjalpin dhe e shtojmë te mielli së bashku me të verdhën e vezës, formojmë me kujdes brumin e biskotave, të cilin e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 orë. Hapim petë me trashësi ½ cm dhe e presim me forma. I shpojmë me pirun dhe i pjekim në temperaturë 160 gradë për 30 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. Biskotat i lëmë të ftohen plotësisht dhe i zbukurojmë sipas dëshirës. Lulet natyrale janë lyer me kujdes me furçë kuzhine, me të bardhë veze, dhe më pas janë spërkatur me sheqer pluhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.