VEZË NDRYSHE PËR PASHKË

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

• disa kokrra vezë të ziera – në bazë të personave • 1 panxhar i vogël i zier • djathë Philadelphia ose djathë tjetër kremoz i ngjashëm me të • kripë e piper sipas nevojës

PËRGATITJA:

1. I ndajmë vezët me thikë në mes, u heqim të verdhën dhe i hedhim në blender bashkë me panxharin e prerë në kubikë, djathin kremoz, pak kripë e piper. I grijmë për pak sekonda derisa të kemi një masë homogjene dhe kremoze. E ruajmë në frigorifer që të ngurtësohet deri në çastin që do të mbushim të bardhat e vezëve. E hedhim kremin në një qese pastiçerie dhe me të mbushim të bardhat e vezëve. Nëse nuk keni qese pastiçerie mund të përdorni një lugë të vogël.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.