SALLATË ME AVOKADO, MOLLË DHE FINOK

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

1 finok

1 mollë jeshile

1 avokado

1 grusht me kokrra shege ose frutë tjetër me kokrra të vogla djathë i bardhë

1/2 qepë e kuqe pak kopër

PËR SALCËN:

1 lugë uthull molle

2 lugë pana

1 lugë e vogël mustardë 1 lugë e vogël ujë – varet sa të trashë e doni salcën piper

PËRGATITJA:

1. Presim në feta të holla finokun e larë, qepën e qëruar, mollën e larë e të qëruar, ose jo. Po kështu veprojmë edhe me avokadon: pasi ta qërojmë e presim në feta të holla. I hedhim të gjitha në një tas bashkë me koprën e copëtuar me dorë dhe kokrrat e shegës.

2. Në një tas tjetër përziejmë të gjithë përbërësit e salcës me pirun, e hedhim mbi sallatë dhe e shërbejmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.