TARTË E KRIPUR PËR PASHKË

– RECETË TRADICIONALE ITALIANE

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 28 CM:

2 peta brumë sfoliat, të rrumbullakëta 500 g spinaq i larë dhe i grirë

200 g gjizë

5 kokrra vezë + 1 verdhë veze kripë e piper sipas nevojës

100 g kaçkavall i grirë ose djathë i bardhë vaj ulliri sipas nevojës

PËRGATITJA:

Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.

1. Spinaqin, të larë dhe të prerë, e përvëlojmë për pak minuta në një tenxhere me ujë të valuar. E kullojmë dhe e shtrydhim me dorë për t’i hequr ujin e tepërt.

2. Në një tas përziejmë gjizën me spinaqin, 1 vezë, djathin kaçkavall, kripë e piper dhe 2 lugë vaj ulliri. I përziejmë të gjitha me lugë dhe e lëmë tasin mënjanë.

3. Shtrojmë njërën petë në tavën e lyer më parë me pak vaj ulliri, e shpojmë me pirun dhe hedhim sipër mbushjen me spinaq. Me një lugë krijojmë 4 gropa dhe në secilën prej tyre hedhim nga një vezë, të cilat i spërkasim sipër me pak kripë e piper. Vendosim sipër petën tjetër, të cilën e shpojmë vende-vende me pirun, që të dalë avulli që krijohet gjatë pjekjes.

E lyejmë sipër me të verdhën e vezës së rrahur më parë me pirun dhe e vëmë të piqet për rreth 35 minuta.

E shërbejmë të vakët. KOHA E PËRGATITJES: 20 MIN. KOHA E PJEKJES: 35 MIN.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.