KARPAÇO ME PANXHAR DHE RRUSH

Living - - KUZHINË -

PËRBËRËSIT: panxhar të zier

1 tufë rukola

1 tufë kopër kokrra rrushi, mundësisht pa bërthamë lëng limoni, kripë, piper e vaj ulliri, sipas dëshirës 1 grusht bajame të pjekura me kripë pak djathë i bardhë ose jo

PËRGATITJA:

1. Nëse panxharët nuk i keni zier: vendosini në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe vërini të ziejnë, derisa maja e thikës t’i shpojë lehtë. Duhen rreth 45/60 minuta. I heqim dhe i lëmë të ftohen plotësisht në një tas me ujë të ftohtë. Më pas, u heqim lëkurën me dorë ose me thikë.

2. Pasi të jenë ftohur, i presim në feta shumë të holla me qëruesen e patateve ose me thikë, pastaj i lëmë mënjanë.

Në një tas përziejmë rukolën dhe koprën të grirë imët. Shpërndajmë fetat e panxharit nëpër pjata, i spërkatim sipër me pak rukola e kopër, kokrrat e rrushit të prera në mes, copa bajamesh, djathë, kripë, piper, vaj ulliri e lëng limoni sipas dëshirës. 10 MIN. KOHA E PËRGATITJES:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.