UNDEFINED IS MY DEFINITION

ËSHTË FUSHATA NGA PARFOIS E CILA NA BËN TË NDALEMI DHE TË MENDOJMË PËR ETIKETAT QË PËRDORIM NË JETËT TONA

Living - - MODË - Pranverë-Verë2018

Fushata Pranverë-Verë 2018 e Parfois është ideuar duke marrë për bazë kërkimin mbi atë se cfarë e përcakton femrën e Parfois. Një version modern i botës dhe i asaj se cfarë do të thotë të jesh një femër, kjo fushatë ka për qëllim që të thyejë kufijtë dhe të ndjekë konceptin e lirisë dhe forcës në një kohë kur përballemi me ide paragjykuese, hapsira të përcaktuara dhe përgjithësime që na kufizojnë. Kush nga ne në një moment apo një tjetër nuk i ka vendosur etiketa njerëzve, sendeve apo situatave? Mund të ngrini dorën nëse nuk e keni bërë! Slogani për fushatën Pranverë-Verë për Parfois është “Undefined is my definition”, e cila na bën të ndalojmë dhe të mendojmë - në fund të fundit, çdonjëri nga ne është shumë gjëra në të njëjtën kohë. Në fushatën e fundit të dimrit Parfois u fokusua te shprehja e vetes “unë” ndërkohë që këtë sezon kërkon të thyejë steriotipet dhe zakonet, e pasqyruar kjo nëpërmjet fotografisë së Rodrigo Carmuega-s me në sfond Portin e Leixões. Brit Vandervoort, modelja kryesore e fushatës përfaqëson femrën që kërkon të diferencojë veten si një qenie unike nëpërmjet thyerjes së kufijve (qofshin ata socialë, moralë, stilistikë apo paragjykime), të cilët kanë përcaktuar gjithmonë se ku, kur dhe si duhet të shfaqet dikush për t’u quajtur femër. Në kohët e sotme, ajo mund të veshë ngjyrë të kuqe të ndezur në një dasmë, mund të bëjë banjë dielli në ballkon dhe mund të vendosë lule në flokët e saj. Ajo i jep kuptim sendeve të jetës së përditshme dhe situatave dhe i përdor ato bazuar në kuptimin që ato kanë për të, pa menduar se çfarë mund të thonë të tjerët. Kjo femër krijon rreth saj një botë unike dhe të re, duke bashkuar elemente të çuditshme dhe të mahnitshme: një përzierje e së shkuarës me të tashmen, artit dhe natyrës, sportit dhe elegantes. Kjo natyrë eksperimentale e cila është gjithmonë në kërkim të rrugëve të reja, është e pranishme edhe në koleksionin Pranverë-Verë 2018 të Parfois, e cila sjell kombinime të veçanta, stile të përziera, të cilat përfaqësojnë një version më të gjerë të botës dhe, si rrjedhojë, edhe të fushës së modës. Stile të cilat mund të duken shumë larg njëritjetrit, si p. sh.: sportivja dhe tradicionalja, sillen bashkë dhe u japin jetë sendeve që do të donim t’i kishim patjetër këtë sezon. Motivet etnike në çanta dhe portofole do të bëjnë të veçanta edhe veshjet e thjeshta dhe minimaliste. Tonet natyrale do të shkrihen me ngjyrat e theksuara për të sjellë modele tropikale. Aksesorët praktikë që janë të lehtë për t’u përdorur, si: portofolët, çantat dhe xhaketat me këpucët me taka dhe pupat; artikuj me linja minimaliste dhe coha të freskëta e të lehta do të kontrastojnë me xhaketat “Denim” dhe “Funny packs”. Ideja është që secili nga ne të ndihet i lirë për të krijuar dhe eksperimentuar me stile të ndryshme dhe të zgjedhë atë që i pëlqen më shumë për çdo rast. Kjo liri lind nga aftësia jonë për t’i thënë jo rregullave, duke krijuar veten tonë të veçantë në botë, duke na dhënë kurajon për të qenë ata që jemi dhe për t’u veshur sipas mënyrës sonë çdo ditë. Kombinimet më të paparashikuara mund të krijojnë veshjet më të bukura dhe më të veçanta. Kjo është hapësira jonë në botë, e ndërtuar sipas mënyrës sonë unike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.