PHYSICIANS FORMULA

Living - - MODË -

Gjithçka nisi në vitin 1937, kur doktor Frank Crandall, në shenjë dashurie për gruan e tij, Editin, krijoi Physicians Formula,

linjën e produkteve kozmetike dhe të kujdesit personal me përbërje organike, të cilat do të ndihmonin në rigjenerimin e lëkurës së saj të ndjeshme, të prekur nga sëmundja e lëkurës lupus.

Që prej asaj kohe, e gjithë linja e produkteve vazhdoi të prodhohej sipas konceptit të doktor Crandall-it për bukurinë e shëndetshme, duke sjellë sot risi nëpërmjet përpunimit dhe testimit të tyre me një kujdes të veçantë, për përmbushjen e të gjitha kërkesave dhe standardeve të kohës.

Ky koncept dhe kjo risi përpunimi, e rendit Physicians Formula si markën numër një në Amerikë për bronzerat dhe pudrat e fytyrës.

Physicians Formula rekomandohet nga specialistë alergjie, dermatologë, okulistë dhe kirurgë plastikë.

Linja organike në përbërjen e saj është antialergjike dhe nuk përmban paraben, gluten, vaj apo aromë. Ajo është e sigurt për lëkurën e ndjeshme të syve, për persona që mbajnë lente kontakti, si dhe nuk bllokon poret e lëkurës. Produktet janë klinikisht të testuara dhe të miratuara nga dermatologët, gjë që siguron një qëndrueshmëri dhe cilësi maksimale për përkujdesjen personale. Jeni ende të pasigurta dhe mendoni se nuk është linja e përshtatshme për lëkurën tuaj? Atëherë ejani na vizitoni në dyqanet “Well” dhe ju garantojmë se që atë çast, do të ndjeni në lëkurë magjinë e bukurisë së shëndetshme, vetëm nga produktet Physicians Formula, e vetmja linjë bukurie 100 % organike!

Physicians Formula vjen për herë të parë në Shqipëri nga “SIGI Sh.p.k”, distributori ekskluziv i tregtimit të markave më të njohura ndërkombëtare në fushën e kozmetikës dhe të kujdesit personal. Linja Physicians Formula vjen me gamën e produkteve, si: o Primer – Bazë për make up o Krem pudër të lehtë BB dhe CC

Krem pudër

Bronzer

Korrektor

Spraj fiksues Shkëlqyes faqesh & kontur Pudër

Pudër e presuar

Ton sysh

Maskara

Penel

Lapsa për sytë dhe vetullat, etj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.