ZONA E GATIMIT DHE E NGRËNIES

Living - - SHTËPI -

NË PLANIMETRI KUZHINA zhvillohet në formë “U”-je dhe të gjitha elektro shtëpiaket janë të inkasuar a. Dyshemeja është shtruar me pllaka në kontrast funksional dhe estetik me pjesën tjetër me parket. Në tavanin e varur është futur pajisja e kondicionimit, e cila shërben për të gjithë ambientin, dhe janë montuar edhe spotet e ndriçimit. PËR ARSYE STILI DHE RACIONALIZIMI të hapësirës, plani i bardhë i tavolinës është mbështetur nga njëra anë mbi mobilien e kuzhinës, dhe nga ana tjetër mbi një këmbë inoksi në formë “O”-je, e cila i jep elegancë falë materialit metalik.

DUKE GUXUAR edhe më tepër me ngjyrën gri, edhe karriget janë zgjedhur të tilla, por të ekuilibruara nga këmbët e drurit. E gjithë kjo formë gati skulpturore, mbyllet me një abazhur të varur sipër tavolinës, i cili i jep dritë dhe vertikalitet.

NDËRTHURJA midis zonave të ndryshme funksionale, e bën kontekstin më të larmishëm falë librave, revistave dhe dekoreve të tjera që pasurojnë bibliotekën ngjitur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.