MASTER BEDROOM

Living - - SHTËPI -

SËRISH NË DHOMËN E GJUMIT, dominon konstrasti midis grisë së tapicerisë së krevatit, elementeve metalike e dekorative dhe bardhësisë së mureve dhe mobilieve. I gjithë ky kontrast, ngrohet nga druri i parketit e i komodinave dhe tapetet anësore. DOLLAPI ME KANATA XHAMI të rrëshqitshme, është inkasuar në mur duke shmangur rëndesën vizuale që krijon zakonisht një dollap. Duke parë hapësirën tepër të ngushtë për vendosjen e një komoje, muri përballë krevatit karakterizohet thjesht nga një mobilie/ndriçues LED, me një plan për vendosjen e dekoreve. Edhe këtu NDRIÇIMI është realizuar me projektorë në shina për zonën e dollapit, projektorë për leximin, në kokën e krevatit, dhe një ndriçues toke për ndriçim dhe atmosferë, në cepin pranë derës së ballkonit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.