FAKTORËT NXITËS

Living - - SHËNDET & MIRËQENIE -

Zorrët e ndiejnë menjëherë ndryshimin e stinës, por edhe dieta, duhani, nervozizmi, cikli menstrual dhe menopausa, kanë peshën e tyre. Më poshtë ju rendisim arsyet për secilën:

STRESI

Muaji maj është shumë kritik për sa i përket stresit. Nervozizmi për ndryshimin e stinës, të klimës, ardhja e vapës etj, shpeshherë shkarkohet nga truri në zorrë, duke e bërë atë më të ndjeshme se zakonisht.

MUNGESA E FIBRAVE

Një dietë e varfër me fibra, por e pasur me ushqime të rafinuara dhe industriale e me përmbajtje të lartë sheqeri, kripe ose ushqime pikante (patatina, kikirikë etj), si dhe alkool, ka një veprim irritues dhe favorizon kapsllëkun.

NDRYSHIMET HORMONALE

Për sa i përket femrave, ndryshimet e hormoneve që paraprijnë ciklin si dhe ulja e nivelit të estrogjenit që ndodh gjatë menopauzës, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sintetizimin e seratoninës, në shëndetin e zorrëve dhe të peristaltikës.

ALKOOLI DHE DUHANI

Ndër shkaqet jostinore që mund të irritojnë zorrën, nuk duhet harruar duhanpirja, sepse ashtu si alkooli, nikotina ndikon shumë në inflamacionin e të gjithë aparatit tretës, duke shkaktuar kapsllëk.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.