RICCIARELLI-T

E SIENËS

Living - - GASTRONOMI -

PËRBËRËSIT PËR 12 BISKOTA:

200 g miell bajame 100 g sheqer pluhur 20 g niseshte 1 vezë (vetëm e bardha) 2 lugë ujë 1 lugë sodë buke pak lëkurë portokalli 50 g sheqer pluhur për t’i lyer sipër.

PËRGATITJA:

Në një tas përziejmë miellin me niseshtenë, sodën e bukës dhe sheqerin pluhur. Rrahim të bardhën e vezës me ujin, shtojmë lëkurën e portokallit dhe e përziejmë me miellin. Formojmë brumin e biskotave dhe e ndajmë në 12 pjesë. U japim formën ovale dhe i kalojmë në sheqer pluhur. I pjekim në temperaturë 120 gradë celsius për 15 minuta derisa të krijohen plasaritjet në sipërfaqe, karakteristikë e këtyre biskotave. Biskotat nuk duhen të marrin ngjyrë, brenda mbeten të buta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.