HOROSKOPI

PRANVERË 2018

Living - - HOROSKOP -

DASHI

Çdo situatë që jetoni është e përkohshme, megjithatë jeni të shqetësuar, sikur po prisni një ndryshim të madh në jetën tuaj. Ose ndoshta e dëshironi diçka të tillë. Kjo vlen sidomos për ata që punojnë prej vitesh në të njëjtin vend. Duhet të keni parasysh se nuk është çasti të hidhni hapa të gabuar, por të tregoheni më të vendosur. Të tjerët mund t’ju keqkuptojnë, edhe pse keni të drejtë. Dielli dhe Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju ndihmojnë, megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk do të keni situata stresuese në punë. Po filloni të ndieni se jeni viktimë e një padrejtësie. Sigurisht që tani nuk e dini se çfarë do të bëni pas stinës së verës, pasi edhe kompania ku punoni mund të jetë në një gjendje konfuzioni. Gjendja në vendin e punës ndikon shumë edhe në humorin tuaj. Ata që janë në prag provimesh, duhet të përgatiten mirë. Do të arrijnë rezultate të mira, por jo të shkëlqyera, edhe pse jo për fajin e tyre.

DEMI

Venusi, Marsi dhe Saturni ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj. Më datë 20, në shenjën tuaj do të hyjë edhe Dielli. Kombinimi i planetëve këtë muaj është shumë i bukur; falë tyre, do të gjeni dhe zgjidhjen e një problemi që ju ka shqetësuar muajt e fundit. Nuk mund të them se gjithçka do të zgjidhet sa hap e mbyll sytë, sepse Jupiteri është gjithnjë kundër, megjithatë ky planet më së shumti reflekton probleme që i përkasin së shkuarës. Më datë 16 dhe 26 prill, yjet do të kenë një rëndësi të veçantë. Këtë muaj do të keni një mbledhje të rëndësishme, një projekt të ri që kërkon shumë kurajë ose një telefonatë interesante. Nuk do të jetë muaji i fitimeve të mëdha, por mund të investoni të sigurt për të ardhmen tuaj, sepse në fund të vitit do të keni më shumë. Nëse dikush ka tradhtuar besimin tuaj, me yjet që ju rrethojnë, s’do të keni pikë mëshire. Në fund të fundit, për gjithçka vendosni vetëm ju.

BINJAKËT

Nëse keni lidhur një marrëveshje që zgjat deri në verë, duhet të përvishni mëngët që ta rinovoni sërish. Sa më parë t’i lidhni këto marrëveshje, aq më mirë është, sepse vera do të shoqërohet nga një gjendje statike. Duhet të shfrytëzoni aftësinë tuaj për të marrë vendimet e duhura në momentet e duhura. Studioni terrenin. Jupiteri është kundër shenjës suaj dhe ju e dini se pa ndihmën e tij, jeni krejtësisht të pambrojtur. Ndaj, nëse mendoni se keni nevojë për ndihmë, bëni çmos që tani, për të krijuar aleanca të reja. Ata që duan të ndryshojnë punë, duhet të vendosin brenda nëntorit nëse do të qëndrojnë aty ku janë, apo jo. Ky do të jetë një muaj interesant edhe për ata që janë në kërkim të një profili të ri profesional apo të një pune me kohë të pjesshme. Lajmi i mirë është se gjatë muajit prill, Venusi do të kalojë transit në shenjën tuaj.

GAFORRJA

Më në fund po arsyetoni. Në jetën tuaj po ndodh diçka e mirë dhe keni vendosur të mos hapni polemika për gjithçka. Yjet gjatë muajit mars jua kanë vështirësuar disi punët, ndaj mund të ndiheni të rraskapitur pasi pranvera për ju ka nisur në mënyrë kaotike; ja pse duhet të vini rregull në jetën tuaj. Venusi dhe Jupiteri do të ndikojnë pozitivisht këtë muaj. Ata që kanë lënë pas dore një kompani për të hapur një të re, nuk janë shumë të kënaqur. Shpesh, në përpjekje për t’i zgjidhur gjërat shpejt e shpejt, ndodh të nxitoheni dhe të gaboni. Përpiquni që ta çoni gjithmonë rrogën në shtëpi. Për shkak të nevojave që keni, në pranverë do të ndryshojnë shumë gjëra. Zgjidhjet më të mira do t’i gjeni pas datës 20. Përmirësimi i gjendjes në punë do t’ju ndihmojë të jeni më të qetë. Bëni kujdes me çështjet që kanë karakter ligjor, sidomos nëse kanë lidhje me taksat. Çiftet që i kanë mbijetuar muajit mars, tani po shkojnë më mirë. Sigurisht që jo të gjithë kanë debatuar me njëri-tjetrin, por janë përballur me situata të vështira familjare në lidhje me shpenzimet.

LUANI

Nuk mund të flas për rezultate konkrete, sepse do t’i shohim gjatë gjysmës së dytë të vitit, por shpresat që të merrni një lajm të mirë në aspektin profesional, janë të mëdha. Duke marrë parasysh se viti 2018 nisi me shumë ankth dhe pak rezultate, tani gjërat po shkojnë shumë më mirë. Nëse doni të diskutoni një marrëveshje të rëndësishme, ju ftoj ta bëni në datën 5, 6 ose në mëngjesin e datës 16. Në këto data, yjet ju falin aftësinë për të bindur bashkëpunëtorët dhe kolegët tuaj. Edhe pse shpenzimet do të jenë të mëdha, në fund të muajit do të keni mundësi që të kurseni. Disa persona të tretë kanë përfituar nga besimi juaj. Problemet me kreditë do të mbeten gjithmonë të tilla për ju. Historitë e dashurisë që kanë lindur gjatë muajit mars, mund të jenë aventura të bukura. Shumë nga ju, janë në kërkim të një raporti fizik.

VIRGJËRESHA

Yjet këtë muaj do të jenë në favorin tuaj, plot me propozime të vlefshme, sidomos për ata që kanë punuar shumë muajin e kaluar. Energjitë e kësaj periudhe do të jenë të jashtëzakonshme. Do të përjetoni një rizgjim në aspektin profesional. Për ata që janë refuzuar, krejt papritur gjërat do të ndryshojnë me anë të një telefonate. Ata që janë në prag pensioni, janë duke vënë në vijë gjithçka në jetën e tyre. Nëse jeni të rinj, yjet ju ndihmojnë në intervistat e punës, në takimet apo edhe në iniciativat e reja që do të ndërmerrni. Këtë muaj do të tregoni aftësitë tuaja. Dhuntia juaj për të komunikuar apo përcjellë idetë e reja, do të jetë shumë joshëse. Rezultate të rëndësishme do të arrini në datat 4, 16, 17, 25 dhe 26, kur Marsi dhe Saturni kombinohen në mënyrë të shkëlqyer.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.