HOROSKOPI

PRANVERË 2018

Living - - HOROSKOP -

PESHORJA

Meqë po i afrohemi gjysmës së dytë të vitit, yjet do të tregohen më mirëkuptues për të lindurit në shenjën e Peshores. Tre muajt e parë të vitit kanë qenë një luftë e madhe për ju. Edhe pse ndiheni ende të zemëruar, do të filloni të shikoni rezultate të mira. Do të përballeni me disa probleme ekonomike apo me shpenzime të paparashikuara. Ata që kanë ndër mend të shpërngulen diku tjetër, janë shumë të shqetësuar. Duhet të keni parasysh se jo të gjitha ngjarjet duhet të shoqërohen nga ankthi. Si gjithmonë, fundjavat janë më të vështira për ju. Nëse punoni të shtunave dhe të dielave, bëni kujdes në marrëdhëniet me klientët. Nëse jeni në kërkim të një pune të re, do ta gjeni, por vetëm me kohë të pjesshme. Nuk do të arrini dot rezultatet e dëshiruara. Problemet financiare në shtëpi vazhdojnë të jenë të mëdha. Bëni kujdes të dielën e datës 15, pasi gjithë nervozizmin tuaj, mund t’ua përcillni dhe të tjerëve.

AKREPI

Këtë muaj yjet do të jenë shumë frytdhënës, sidomos në aspektin profesional. Për pasojë, edhe ju do të ndiheni më mirë. Disa nga ju kanë kërkuar të transferohen diku tjetër, të ngrihen në detyrë apo të bëjnë një ndryshim për të vënë veten në provë. Për ju është e rëndësishme të punoni me njerëz të rinj. Nëse nuk ndryshoni dot ju, atëherë duhet të ndryshojë bota për ju. Nëse punoni prej kohësh në një vend, jeni në kërkim të një stimuli të ri. Marsi, Saturni, Neptuni dhe Jupiteri janë në favorin tuaj. Edhe ata që kanë një aktivitet privat dhe gjenden përballë një problemi, do të gjejnë një zgjidhje duke hequr një barrë nga supet. Do të bëni disa marrëveshje me leverdi, sidomos për aktivitetet e reja që do të hapen në pranverë. Të lindurit në shenjën e Akrepit duan gjithmonë të nisin një aktivitet të sigurt, që të mos përballen me asnjë problem në të ardhmen apo me shefa që t’u kërkojnë llogari. Yjet e muajit prill do të jenë të qeta në fushën e ndjenjave. Por duket qartë se këtë muaj për ju ka përparësi diçka tjetër, jo dashuria.

SHIGJETARI

Kalimi transit i Mërkurit në shenjën tuaj është i shkëlqyer, por ky planet do të qëndrojë gjatë gjithë muajit aty. Ndikimi i tij do të ndihet më shumë pas datës 15. Do të shërbejë si një element force në të gjitha marrëveshjet që do të kryeni. Keni qenë të detyruar të tregoni se sa vleni që në fillim të vitit 2018. Sigurisht që dikush është përpjekur t’ju pengojë apo t’ju kalojë në plan të dytë, por tani do ta largoni nga vetja, ashtu siç hiqni një guriçkë që ju ka mbetur në këpucë. Datat 4, 5, 14 dhe 23 do të jenë shumë të favorshme dhe do të arrini rezultate frytdhënëse. Gjatë këtij muaji do të zgjidhni edhe një problem që ka lidhje me pronat. Një propozim që e prisnit prej disa muajsh, mund të vijë sa hap e mbyll sytë. Yjet janë interesante për ata që punojnë jashtë apo për ata që duan të provojnë diçka që s’e kanë eksperimentuar më parë. Paratë nuk do të mungojnë. Edhe këtë muaj, yjet do t’ju ndihmojnë në fushën e ndjenjave, por pasioni do të jetë disi më i zbehtë se në mars.

BRICJAPI

Pas muajit mars, i cili është karakterizuar nga nervozizmi dhe lodhja, prilli do të vijë plot energji dhe jeta juaj do të ndryshojë. Pas disa javësh, Saturni dhe Marsi do të formojnë një aleancë të shkëlqyer, e cila do të sjellë të reja të mëdha në jetën tuaj dhe jo vetëm në aspektin profesional. Nëse jeni të rinj dhe jeni duke luftuar kundër të gjithëve me idetë tuaja, ka ardhur momenti që të tregoheni më këmbëngulës. Pas datës 20 do të merrni një përgjigje pozitive. Parashikime të rëndësishme ka për ata që po shtyjnë prej kohësh një çështje apo që kanë qenë përballë një dileme të madhe. Ambiciet tuaja janë të mëdha. Brenda pak muajsh do të arrini të ngriheni në detyrë. Kush nga ju ka një aktivitet privat, do ta ketë më të lehtë të bëjë përpara. Do të jetë një periudhë krijuese për ata që merren me pikturë apo me muzikë. Projektet e reja janë të favorizuara gjatë gjithë muajit, por më premtueset do të jenë dhjetë ditët e fundit të muajit.

UJORI

Do të projektoni diçka të re, do të mendoni për ndryshime, por gjithmonë duke pasur parasysh gjysmën e dytë të vitit. Për të lindurit në shenjën e Ujorit, ky muaj do të shënojë një revolucion të madh. Kush ka kursime mënjanë, mund të hapë një aktivitet privat. Edhe artizanët janë shumë të favorizuar. Bëni kujdes, sepse Jupiteri po përpiqet t’ju thotë të tregoheni më dorështrënguar me shpenzimet dhe të mos jepni hua. Bëjini mirë llogaritë para se të bëni ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Mërkuri vazhdon të kalojë transit në shenjën tuaj dhe do të ndikojë tek ju deri në mes të majit. Ata që duan të ndryshojnë kolegët, mund të bëjnë zgjedhjet e tyre në datat 19, 23 dhe 24. Do të përballeni me një pengesë nëse keni probleme burokratike. Pas verës, gjërat do të shkojnë më mirë. Fusha e ndjenjave gjatë prillit do të jetë në një gjendje statike. Ju këshilloj të ndiqni gjithmonë instinktin tuaj. Nëse jeni të martuar apo të lidhur prej kohësh, do të shpërqendroheni nga dikush tjetër, por është e kotë t’ju këshilloj se dashuria është më e rëndësishme për ju.

PESHQIT

Të lindurit në shenjën e Peshqve vazhdojnë të jenë energjikë dhe entuziastë. Shumë nga ju kanë ndaluar në vend numëro këtë muaj, por për një arsye të fortë. Kanë punuar aq shumë në të shkuarën, sa kanë lënë pas dore familjen. Kjo është arsyeja e vetme që disa nga ju s’do të marrin frytet e duhura në aspektin profesional, pasi dëshira për intimitet me partnerin është më e madhe. Falë pozitivitetit që sjell muaji prill, për ju priten propozime të reja. Gjatë kësaj periudhe do të ndieni se idetë tuaja do të realizohen më lehtë. Ndiheni më të gjallë, e si rrjedhojë do të ndërmerrni iniciativa të reja. Nëse jeni në kërkim të një pune, shumë shpejt do të merrni një telefonatë pozitive. Shfrytëzoni këtë periudhë të favorshme, mos prisni që të mirat t’ju bien nga qielli. Duhet të veproni. Shumë nga ju ëndërrojnë një shtëpi në det, por bëni kujdes përpara se ta blini, se mos keni pagesa të pashlyera. Takimet e reja janë të favorizuara rreth datës 17. Nëse nuk jeni duke përjetuar një dashuri të madhe, kjo do të thotë se keni qëndruar shumë të mbyllur në të shkuarën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.