44 NGJYRAT E ILDËS

Të tjera gjëra pëlqen, të tjera kërkon, por, të them të drejtën mendoj se stili, nëse e ke një të tillë, vetëm perfeksionohet”. “MBI MOSHËN 40 VJEÇ, NORMALISHT QË GJËRAT NDRYSHOJNË.

Living - - PËRMBAJTJA -

Nëse nëpër rrjete sociale jemi mësuar të shohim vetëm vajza të reja, të cilat në njëfarë mënyre bëjnë dhe modën e rrugës “teknologjike”, mes tyre do t’ju ketë rënë në sy edhe një zonjë, e cila ka një stil të sajin, plot klas e trendi për moshën që ka. Ilda Tafaj është 44 vjeçe e nuk i trembet numrave, madje në këtë moshë ndihet jo vetëm e pjekur, por edhe më e lumtur për ta shijuar stilin e saj, sipas mënyrës së saj. Që në momentin e parë që e takon, ajo të ofron shumë energji, e këtë pozitivitet di ta përcjellë çdo ditë me pamjen e saj. Në fakt, kur arrijmë te mosha 40-vjeçare, të gjithë mendojmë se gardëroba jonë duhet të ndryshojë. Të jetë pak më serioze, të ketë më shumë kostume, e ngjyrat të mos jenë shumë të ndezura, por, ditët e sotme na lejojnë të kemi një pamje pa moshë. T’i kushtojmë rëndësi asaj jo vetëm në mënyrën se si mbahemi, por edhe në mënyrën se si kujdesemi për veten. Moda nuk është vetëm për 20 e 30-vjeçarët, por për të gjitha moshat. Rëndësi ka të kesh stilin tënd dhe mund të luash shumë mirë me tendencat e fundit, duke i përshtatur edhe me vitet që mban mbi supe. Kjo është diçka e bukur, sepse, sot, një pjesë të mirë të femrave në këtë moshë i sheh gjithmonë e më të mbajtura. Kanë një elegancë të kuruar në çdo detaj. Sekreti i Ildës është se ajo di t’i japë jetë veshjes së saj, duke luajtur guximshëm me ngjyrat. Ajo i dashuron ato dhe mendon se janë vitaminat më të shëndetshme, që i bëjnë mirë në çdo stinë të vitit. Një detaj tjetër që bie në sy janë kombinimet e disenjove të ndryshme brenda një veshjeje. Ilda guxon si me ngjyrat, ashtu dhe me printet. Në përgjithësi, ajo di të ndërthurë mjaft mirë klasiken me modernen, për të qenë sa më trendi. Adhuron aksesorët, pa të cilët mendon që një veshje nuk do të ishte e plotë. Ilda është dhe nënë e një vajze adoleshente e ajo përpiqet që edhe e bija, dalëngadalë, të ketë një stil të sajin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.