NË KOPERTINË 100

me Xhanin dhe Brunën!

Living - - PËRMBAJTJA - NGA GENTIAN MINGA FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ FASHION EDITOR: ORIANA KAMBERI GRIMI & FLOKËT: GRESA KOTRI

TË JETOSH BUKUR ME... Xhani Shqerra dhe Brunilda Lahe intervistojnë njëri-tjetrin NGA GENTIAN MINGA FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ FASHION EDITOR: ORIANA KAMBERI GRIMI & FLOKËT: GRESA KOTRI

Italentuar dhe krijues, origjinal dhe plot ide në arredim, arkitekturë, organizim evenimentesh, dizajn, modë, muzikë dhe shtrim tryezash festive, Xhani Shqerra është ndër ata njerëz me fat, që e kanë kthyer pasionin në profesion dhe bëjnë punën e ëndrrave. Në “My Living”, ai është pa dyshim në habitatin e vet natyral, por e njëjta gjë vlen edhe për partneren e tij, Brunilda Lahen, e cila është kombinimi i përsosur i gazetares së aftë pas kamerave, me prezantuesen elegante dhe tërheqëse para kamerave. Në programin më të ndjekur e popullor për mënyrën e të jetuarit në Shqipëri, ideuar me mjeshtri nga autorja Matilda Terpollari, Bruna dhe Xhani kanë intervistuar me qindra personazhe në tri vite transmetim. Tani është momenti të intervistojnë njëri-tjetrin, duke zbuluar gjëra që do shuajnë kureshtjen jo vetëm të lexuesit, por edhe të tyren, duke qenë se përpara kësaj interviste, nuk kishin ndarë shumë të vërteta me njëritjetrin... BRUNA: Nuk është e lehtë të intervistosh dikë që njeh... Nuk e pyet dot për shumë gjëra që janë të rëndësishme. Ndonjëherë, sepse duam ta mbrojmë personazhin. E kam pasur më të thjeshtë kur të kam intervistuar për herë të parë dhe nuk njiheshim fare. Të kujtohet? XHANI: Si të ishte dje. Sapo isha kthyer nga Italia e kisha paragjykime për mënyrën se si bëheshin gjërat në televizionin shqiptar. Isha larguar në ’97-n, kur gjërat ishin mbrapa në botën e medies. Ka qenë viti 2008 kur u takuam. Gjëja e parë që më ra në sy ishte pamja e jashtme. Një vajzë me flokë të shkurtër, aspak e zakonshme për imazhet në ekranet shqiptare. Ndryshe nga intervistat e tjera që kisha dhënë, pata njëfarë emocioni që s’e kisha përjetuar ndonjëherë. Më pas, në studio, gjatë transmetimit direkt, më pëlqeu mënyra se si e trajtove bisedën. M’u bë qejfi kur kërceve me këngën time. Më la një shije të mirë. Aty mendova: “Nëse një ditë bëj një projekt, ku të më duhet të ndaj ekranin me një partnere, dua të jetë Bruna.”

BRUNA: Ekranin e kam parë gjithmonë si një punë, ndaj jam përpjekur ta trajtoj me thjeshtësi dhe përulësi, si çdo punë tjetër, siç mund të ishte psikologjia apo mësuesia. Duket sikur është e lehtë të dalësh e të flasësh para kamerës, por kjo kërkon përgatitje. Jam më rehat kur i planifikoj gjërat e nuk dal nga skenari. Më duket profesionalizëm të kesh një plan dhe t’i përmbahesh. Këtë më ka mësuar edhe përvoja...

XHANI: Po thua se unë që jam spontan e rrezikoj duke dal nga skaleta, jam më pak profesionist?

BRUNA: Kjo nuk të bën më pak profesionist. Mua më pëlqen të jem e matur, përpiqem të mos gaboj. Edhe ti je profesionist, por, nëse kthejmë kokën pas, ekrani në rastin tënd nisi si një pasion që u kthye në profesion. Ka të bëjë edhe me natyrën; ti je spontan, të pëlqen të dalësh nga “skenari” edhe në përditshmëri. Kurse unë dua të jem e sigurt në atë që bëj, prandaj nuk eksperimentoj.

XHANI: E vërtetë. Ndryshe nga ti, që s’ia lë gjërat rastësisë, mua më pëlqen të luaj me emocionin. Rrezikoj. Lëshohem. E marr në sy si rrezikun, paragjykimin, ashtu dhe vlerësimin, përfitimin. Bruna, që kur të njoh, kam parë një ndryshim në stilin tënd të jetesës. Puna në Living ka ndikuar në zgjedhjet e tua. Që nga mënyra se si ushqehesh e deri te pamja e jashtme. Mendon se kjo përpjekje për një jetë të shëndetshme të ka sjellë njëfarë ekuilibri të brendshëm?

BRUNA: Kur nisa punë në Living më thanë se do të më duhej pak kohë që të përshtatesha, ndonëse isha marrë me stilin e të jetuarit dhe më përpara. Është mjedisi i tillë, je e rrethuar nga informacione pa fund, që kanë të bëjnë me të jetuarin shëndetshëm e bukur. Ti e di që ky nuk është thjesht slogan, por dalëngadalë bëhet pjesë e brendshme e njeriut. Living erdhi në çastin e duhur në jetën time. Duhet të jesh e pjekur që ta kuptosh si filozofi jete dhe unë isha gati në momentin kur m’u dha mundësia që të bëhesha pjesë e stafit. Isha gati për të kuptuar gjëra që dikur nuk kishin vlerë për mua. My Living më ka ndryshuar. Si ka ndikuar ky projekt në jetën tënde, Xhani?

XHANI: Ka ndryshuar mënyrën si e perceptoj realitetin shqiptar. Falë “My Living” e kam njohur më mirë këtë realitet. Kur nuk je i përfshirë në aktualitet, shumë gjëra kalojnë pa u vënë re. Nga “My Living” kam kuptuar se nuk jam i vetmi, as ndër të paktët, qoftë dhe mes artistëve, që kam një stil të bukur jetese. Ka njerëz që s’e kanë kuptuar ende sa living janë e sa pasion derdhin në gjërat e vogla që bëjnë çdo ditë, që sjellin ndryshim, njerëz që ndikojnë tek ata që kanë përreth. E kam shpirtin të mbushur nga këto personazhe.

BRUNA: Më duket sikur përpiqesh të krijosh imazhin e një njeriu perfekt...

XHANI: Jam në kërkim të perfeksionit, aq më tepër në një format si “My Living”. Jam skrupuloz, duke filluar nga respektimi i orareve, deri te marrëdhëniet me njerëzit. Investoj në marrëdhënie dhe perfeksionin dua ta gjej te shkëmbimi i përvojave. Kjo do të thotë të rritesh. Nuk jam perfekt në këtë që bëj, por jam i duhuri. Këtë e vlerësojnë ata që na ndjekin... brenda kësaj lenteje, që është kamera, ne jemi në syrin e një, asnjë apo njëqind mijë njerëzve. Meqë më pyete për perfeksionin, ti e sheh atë në raport me veten apo të tjerët?

BRUNA: Dikur e shihja në raport me të tjerët. Tani që flasim, më saktë, vitet e fundit, perfeksionin e kam parë në raport me veten. Jam në kërkim të tij, ndonëse jam e bindur se nuk ekziston.

XHANI: Edhe unë them se nuk ekziston, pasi kur arrij një kënaqësi, dua diçka më shumë. Nuk bie kurrë rehat. Edhe në këtë moment kështu ndihem... Dua që “My Living” të përmirësohet e të rritet më shumë ose të

merrem me diçka tjetër, si kënga, prezantimi i ndonjë programi argëtues etj.

BRUNA: Çfarë lloj spektakli do të të pëlqente?

XHANI: Diçka që ka të bëjë me talentin e njerëzve, dëshirën për t’u afirmuar. Do të isha njeriu i duhur, pasi jam gjendur në vendin e tyre. E kam vënë veten në diskutim te “Dancing with the stars”, ku kishte një juri që na gjykonte, ndaj do të isha filtri i duhur për këto talente që kërkojnë të bëhen publikë, aq më tepër që pas “My Living” kam përvojën e duhur.

BRUNA: Zyrtarisht moderator, prezantues. Nuk të kam pyetur... sa profesione ke?

XHANI: Duke qenë se kam dashur të bashkëjetoj me pasionet e mia, fat që s’e kanë të gjithë, kam bërë “profesione” që nuk i kam trajtuar si të tilla. I kam ndier dhe dashur si një fëmijë kureshtar, por i kam bërë me seriozitetin dhe përkushtimin e një të rrituri.

BRUNA: Nuk mendon se duke pasur gjithë këto pasione, je pak i shpërndarë, se kur bën disa gjëra njëkohësisht, nuk thellohesh tek asnjëra e nuk bën asnjërën mirë?

XHANI: Këto përvoja vijnë në kohë të ndryshme, edhe pjekja e tyre. Sot jam përqendruar në këtë zhanër, i cili përmbledh të gjitha përvojat dhe pasionet e mia. Jam marrë me gjëra që në thelb janë e njëjta gjë: dëshirë për t’u shprehur. Krijimtari. Se unë nuk di të rregulloj makina (qesh).

BRUNA: Të kujtohet kur kisha 30-vjetorin e më gjeti në krye të detyrës, në Turqi? Faleminderit për surprizën, ku nuk mungoi torta, qirinjtë, shampanja e gjithçka duhet për një festë të vërtetë. Nuk do ta harroj kurrë, se një herë mbush njeriu 30 vjeç.

XHANI: Nuk e dija që e mban për festë të vërtetë dhe që të ka lënë kaq mbresa. Surpriza ka një prapaskenë, në fakt... Të kujtohet që kishim xhirime gjithë ditën jashtë resortit? Meqë jemi të dy shenja e Binjakëve, e mbaja mend se kur e kishe ditëlindjen. I thashë Silvit (regjisores): “Ishallah mbërrijmë në kohë në resort, t’i bëjmë një surprizë Brunës.” Kudo që shkoj, unë krijoj miqësi të reja. Ishte një vajzë e Kujdesit të Klientit në resort, me të cilën hyra në muhabet, madje e kisha në Instagram. Ndërkohë, isha tërë kohën me ty për xhirime, nuk flisja dot. I shkruaj asaj, i kërkoj një tortë me dedikim. Anglishtja e saj ishte copë-copë, mua nga

»BRUNA:

Ka qenë një periudhë që nuk kemi pasur fare komunikim me njëri-tjetrin, ndërkohë, na duhej të bënim hapjen dhe mbylljen të

personale.« buzëqeshur. Të jepnim maksimumin e energjisë së mirë, duke lënë jashtë problemet

ana tjetër po më fikej celulari e interneti me zor kapte. Më në fund, u përgjigj dhe e mori porosinë. Hoteli e bëri tortën siç e donim, madje u hap kuzhina enkas për ne, në orën 11:00 të natës.

BRUNA: Nuk kemi vetëm kujtime të bukura, kemi pasur edhe çaste të vështira në “My Living”. Ka qenë një periudhë që nuk kemi pasur fare komunikim me njëri-tjetrin, ndërkohë, na duhej të bënim hapjen dhe mbylljen të buzëqeshur. Të jepnim maksimumin e energjisë së mirë, duke lënë jashtë problemet personale. Hynim në makinë, takoheshim, bënim hyrjen klasike, flisnim për temat dhe përqafoheshim, siç na e kërkonte skenari. Sa mbaronim fjalinë e fundit, secili kthente kokën nga ana tjetër e binte heshtja. Kjo zgjati për rreth tri javë, në mos gaboj.

XHANI: Duhet thënë se nga ne të dy, më toleranti jam unë. Ti Bruna mban qëndrim.

BRUNA: Mbaj qëndrim dhe tregohem kokëfortë kur mendoj se duhet.

XHANI: Marrëdhëniet në çiftet televizive nuk janë të lehta. Edhe pse kemi hapësirat tona shumë mirë të ndara e të përcaktuara në program, na lidh puna me njëri-tjetrin, por, si çdo çift televiziv, sigurisht që marrëdhëniet duan kohë të konsolidohen. Përplasjet janë një mënyrë për t’u njohur e afruar. Nuk mund të jemi gjithmonë të qeshur, në harmoni. Në momente të ndryshme kemi pritshmëri dhe pikëpamje të tjera, madje jemi ndryshe edhe në kokëfortësi apo hatërmbetje.

Bruna: Njerëzit kujtojnë se jemi miq jashtë ekranit, por jo. Unë e kam të vështirë të krijoj miqësi.

XHANI: Ekziston kjo ideja se vajzat e ekranit janë të hapura ndaj njohjeve edhe jashtë kamerave. Me ty Bruna kam parë se nuk ndodh, ndoshta ngaqë je e ndrojtur, e mbyllur. Do ta njohësh mirë tjetrin para se të krijosh miqësi, ndryshe nga unë. Kam dashur të bëhemi miq, jam përpjekur madje të ta fitoj me diplomaci besimin, por, me sa shoh, ti do që të sigurohesh para se të fusësh dikë në jetën tënde, sepse kur dikush hyn në rrethin tënd të besimit, vështirë se del më. Por kur një ditë rrugët tona të ndahen, dua të kthejmë kokën pas e të mendojmë se kemi kaluar bukur.

»XHANI:

“My Living” më ka shtuar etjen për të bukurën. Kam kuptuar se ajo gjendet kudo, pa asnjë lloj paragjykimi.

BRUNA: Do të kujtojmë jo vetëm njëri-tjetrin, por dhe personazhet që na kanë befasuar me pasionet dhe krijimtarinë e tyre. Cila ka qenë historia apo personazhi që të ka pëlqyer më shumë ty?

XHANI: Tania Ramos, bashkëshortja e ambasadorit brazilian. Shija e saj në arredimin e vilës, më ka magjepsur. Mobiliet kishin histori, flisnin. Më kujtonin Italinë e ‘800-ës me ngjyrat, zjarrin, ngrohtësinë. Plus që Tania është sociale dhe e drejtpërdrejtë, si unë. Krijuam një miqësi që vazhdoi edhe pas intervistës. Sot, sa herë kemi mundësi takohemi, madje më fton në evenimentet që organizon rezidenca. Më frymëzon si personalitet. Është dëshmia se mund të jesh nënë dhe paralelisht të kesh pasione, të krijosh miqësi, të jesh frymëzim për të tjerët. Po ty, kush të ka lënë më shumë mbresa në tri vite “My Living”?

BRUNA: Edi Gogu. Është shumë living. Ka qenë ndër personazhet e para që kam sjellë në program. Është modeli frymëzues i një zonje që ka zgjedhur të jetë nënë me kohë të plotë, por pa hequr dorë as nga pasionet. Jeta që bën Edi Gogu është për mua maksimumi i të jetuarit bukur.

XHANI: Çfarë të ka mësuar ndonjë gjë të re “My Living”?

BRUNA: Ka përmirësuar ndjeshëm aftësitë e mia në kuzhinë, gjë që gjithmonë e kam dashur. Plus sedra, se kur je nga Përmeti s’të falet të mos dish të gatuash. Tani ia kam marrë dorën, sidomos makaronave artizanale të Dhurata Thanasit, që më nderuan në emisionin “Kush vjen për drekë?”. Po ty Xhani?

XHANI: “My Living” më ka shtuar etjen për të bukurën. Kam kuptuar se ajo gjendet kudo, pa asnjë lloj paragjykimi. Nisemi për diku që mendojmë se na pret diçka e thjeshtë dhe e zakonshme, por del më kuptimplotë se diçka nga e cila kishim pritshmëri të larta. Një pyetje tjetër... a ka ndonjë partner tjetër televiziv, me të cilin do ta shihje veten në “My Living”?

BRUNA: Arbër Çepani. Është living. Krijues. Ushqehet shëndetshëm, madje është vegjetarian. Ka një pasion për interier design-in. E ka bërë vetë, nga fillimi deri në fund, arredimin e konceptimin e barit të tij, “Komiteti”. Madje shumë objekte aty i ka realizuar me duart e tij, duke dëshmuar se është mjeshtër i krafteve. Është i dhënë pas çajrave dhe ka prodhuar vetë dhjetëra lloje rakish. Më living se kaq nuk mund të bëhet. Mund të ishte Arjon Muça, me të cilin vite më parë, kur kërkohej një bashkëprezantues për emisionin e paradites në Vizion Plus, “Dita ime”, bëra një audicion. Edhe pse në atë moment, për arsye të ndryshme nuk ishte ai që iu bashkua stafit, mendoj se patëm një komunikim televiziv që qëndronte shumë në harmoni. Po ti, me kë tjetër do të kishe dashur ta prezantoje “My Living”?

XHANI: Kurrë s’kam menduar një emër. Dua që ciklin në këtë bashkëpunim ta mbyll me ty. Nëse nuk do të jemi bashkë, do të bëj diçka tjetër vetëm, jo në bashkëprezantim. Siç mund të kesh ti projektin tënd e vetme. Je gati për këtë. Të shoh të arrirë profesionalisht. Me këtë format, ke arritur pjekurinë e duhur. Nuk shkëlqen vetëm para kamerës, por edhe pas. Merresh edhe me montazhin, ndryshe nga unë. Meqë ra fjala... me gjithë këtë punë, gjen kohë për familjen. Kjo është vlerë, sepse shumë vajza sot e kanë mendjen vetëm te karriera. Je frymëzim për ato që duan të rriten profesionalisht, por pa sakrifikuar jetën personale.

BRUNA: Mund të duket paradoksale, por është pikërisht “My Living”, pra puna, që më ka mësuar t’i kthej sytë më shpesh nga familja.

»XHANI: Nga “My Living” kam kuptuar se nuk jam i vetmi, as ndër të paktët, qoftë dhe mes artistëve, që kam një stil të bukur jetese. Ka njerëz që s’e kanë kuptuar ende sa living janë e sa pasion derdhin në gjërat e vogla që bëjnë çdo ditë, që sjellin ndryshim, njerëz që ndikojnë « tek ata që kanë përreth.

»BRUNA: Ekranin e kam parë gjithmonë si një punë, ndaj jam përpjekur ta trajtoj me thjeshtësi dhe përulësi, si çdo punë tjetër, siç mund të ishte psikologjia apo mësuesia. Duket sikur është e lehtë të dalësh e të flasësh para kamerës, por kjo kërkon përgatitje. Jam më rehat kur i planifikoj gjërat e nuk dal nga skenari. Më duket profesionalizëm të kesh një plan dhe t’i përmbahesh. Këtë më ka mësuar edhe « përvoja...

XHANI SHQERRA DHE BRUNILDA LAHE INTERVISTOJNË NJËRI-TJETRIN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.