NENSI BREGU

ARKITEKTJA E SHTËPISË SË ËNDRRAVE

Living - - PËRMBAJTJA - NGA SANTANA ÇOMORA

Arkitektja e shtëpisë së ëndrrave

»Dashuria e madhe për ëndrrën dhe guximi bënë që studentja e arkitekturës, Nensi Bregu, së bashku me të dashurin e saj në atë kohë, (sot bashkëshorti Amerikë...« i saj) Klarensin të nisnin një jetë të re, të panjohur, në

Nuk ka një rrugë të lehtë drejt suksesit. Duhet të kalosh shumë sfida përpara se të mbërrish në majën e malit të dëshirave që ke ëndërruar, madje edhe kur arrin në majë, vazhdon të luftosh e të përmirësohesh, duke u rrekur të bësh më mirë. Gjithsesi, suksesi nuk mund të kuptohet dhe të marrë vlerat e tij, pa pasur me vete dhe armët që të duhen. Ndonjëherë mund të jetë fati, ndonjëherë vetë individi, i cili me këmbëngulje kërkon të plotësojë qëllimet e veta, e herë të tjera rrethana të çuditshme, por, në rastin tonë, ky sukses nuk erdhi krejt papritur. Dashuria e madhe për ëndrrën dhe guximi bënë që studentja e arkitekturës, Nensi Bregu, së bashku me të dashurin e saj në atë kohë, Klarensin (sot bashkëshorti i saj) të nisnin një jetë të re, të panjohur, në Amerikë. Një histori suksesi, që meriton të quhet e tillë për gjithë rrugëtimin e bërë deri tani.

Ishin vitet e tranzicionit të madh, fundi i viteve `90, kur dy të rinjtë, studentë në vitin e tretë të arkitekturës në Universitetin Politeknik të Tiranës, kishin shumë ëndrra e mendonin të largoheshin nga Shqipëria. Ishte brezi i parë që la vendin për të nisur një jetë të re, për të cilën nuk kishin dijeni, por nuk u mungonte guximi, pasioni dhe vrulli i rinisë. Lotaria Amerikane ishte trokitja e parë e fatit, që iu ofroi mundësinë të fillonin udhëtimin e ëndrrës në tokën e premtuar. VITI I PARË DHE PËRSHTATJA ME NJË AMBIENT TË RI ISHTE SHUMË I VËSHTIRË. Jeta amerikane ishte shumë ndryshe nga ajo e Shqipërisë së atyre viteve. Përveç të tjerave, në atë kohë nuk kishte internet, celulari ishte një luks më vete dhe emigrantët shqiptarë në Amerikë ishin të pakët. Megjithatë, edhe pse vështirësitë ishin të mëdha, Nensi mendon se ka qenë pikërisht ai çast që forcoi edhe më shumë lidhjen e tyre: “Ne u bëmë gjithçka për njëri-tjetrin: shokë, prindër, vëlla, motër, të dashur... Çdo ditë na priste diçka e re. Të dy ndanim të njëjtat dëshira dhe ëndrra. Ishim shokë të ngushtë, çka ishte jashtëzakonisht e rëndësishme. Jemi rritur bashkë duke respektuar, ndihmuar dhe vlerësuar talentin e njëri-tjetrit dhe kur ke pasion diçka është shumë e vështirë ta shikosh si punë. Kjo bëri që t’i afroheshim çdo ditë e më shumë ëndrrës sonë.” Gjatë kohës kur studionin në “Boston Architectural College”, nisën punë në studio të njohura arkitekture. Ndërkohë, ëndrra e të dyve ishte të kishin një studio të tyren. Gradualisht, puna u shtua dhe çoi në krijimin e kompanisë “KNK Studios” në vitin 2002. (www.knk-studios.com), një studio e specializuar në projektimin dhe ndërtimin e ndërtesave rezidenciale. Gjatë viteve të para në Amerikë, ata jetuan në një shtëpi që e blenë dhe u munduan ta restauronin, por ëndrra për të pasur një krijim tërësisht të tyrin vazhdonte. Toka që blenë për të ndërtuar shtëpinë ishte me shumë pengesa për leje e aprovime ndërtimi. Morën përgjegjësinë e blerjes, me besimin që do ta bënin të ndërtueshme dhe do të realizonin ëndrrën. Në jetën e tyre tashmë ishte dhe djali dyvjeçar, i cili u rrit mes projektit dhe procesit të ndërtimit. Sot, çifti ka një shtëpi ëndrrash, fryt i punës dhe dëshirës për të pasur vendin ideal për të jetuar, një oazë mes pyllit amerikan. Por, Nensi nuk është vetëm një arkitekte e zonja. Një vend të rëndësishëm në jetën e saj zënë piktura dhe disenjimi i veshjeve. Gjatë kohës së lirë, ajo mundohet të merret sadopak me to. Të dyja i japin një ndjesi të bukur. E qetësojnë dhe e frymëzojnë. Pasioni për pikturën u finalizua me hapjen e një dyqani në një qendër tregtare turistike në Prudential, Boston. Tani, aktiviteti vazhdon online, në faqen e internetit www.boston-artwork.com.

Ndërkohë, krejt rastësisht filloi të krijonte dhe veshje, kryesisht për vete. Edhe këto rezultuan të suksesshme. Sot, ka shumë admirues dhe përkrahës, të cilët e mbështesin. Ndoshta në një të ardhme mund të bëjë diçka më shumë me veshjet, por hëpërhë është thjesht një pasion. “Po të shikoj një copë të bukur, më lind dëshira të bëj një fustan apo fund me të. Kam mësuar që e vogël të marr masat e të përdor makinën qepëse. Gjyshja kishte studiuar në Itali artin e stilimit. Ajo ishte shumë e talentuar dhe ka qenë mësuesja ime më e mirë. Më mësoi, duke parë që unë kisha pasion të krijoja e të modeloja. Librat e stilistëve të modës së asaj kohe, i kam kujtime të bukura në bibliotekën time.” Diçka që e ka mësuar nga jeta amerikane është se çdo gjë që ke për të bërë duhet ta bësh “tani”. Shfrytëzo çastin dhe për nesër lër vetëm të nesërmen. Ndërkohë që një moto tjetër që e motivon është të mos bëjë lista të mëdha me detyra, të cilat të mbingarkojnë dhe të zhgënjejnë, duke u bërë shkas që të mos realizosh asgjë. Mes kësaj jete frenetike, Nensi nuk mund të lërë pas dore veten. Ajo mban një regjim të shëndetshëm, duke e alternuar me aktivitet fizik. Zëvendësimi i sheqerit me mjaltin apo i gjalpit me vajin e ullirit janë shembuj që i praktikon. Ecja dhe përdorimi i shkallëve është ushtrimi më praktik dhe pa kosto. “Jam me fat, sepse këtu në Boston kam shoqëri me shumë shqiptarë. Pjesën më të madhe prej tyre i kam njohur qysh në fëmijëri. Shokët që vazhdojnë të jetojnë në Shqipëri, kur shohin fotot tona këtej, e vlerësojnë që e kemi ruajtur miqësinë.” Nensi është mikesha e mirë e të gjithë shqiptarëve. Dëshira e saj për të mos humbur rrënjët bën që prej gjashtë vitesh ajo të jetë dhe një organizatore mjaft e mirë. Data 1 qershor shënon për çdo shqiptar në Boston një datë të rëndësishme, jo vetëm si një festë fëmijësh, por edhe si një takim mes brezash.

»NE U BËMË GJITHÇKA PËR NJËRI-TJETRIN: shokë, prindër, vëlla, motër, të dashur... Çdo ditë na priste diçka e re. Të dy ndanim të njëjtat dëshira rëndësishme.« dhe ëndrra. Ishim shokë të ngushtë, çka ishte jashtëzakonisht e

Një aktivitetit shumë i dashur për mua, të cilin mundohem ta organizoj çdo vit që prej gjashtë vitesh tashmë, është “1 qershor fotografi”. Është dita ku organizoj një aktivitet falas për fëmijët shqiptarë. Aty realizoj foto profesionale, të cilat mbeten një kujtim i bukur për ta vit pas viti. Është një aktivitet shumë i gëzueshëm për prindërit e fëmijët, të cilët, çdo vit, mezi e presin këtë ditë. Është një traditë shumë e bukur, që krijon mundësi për familjet e fëmijët shqiptarë, që të takohen e të krijojnë shoqëri të reja.” Amerika është vendi ku jeton, ai që i dha mundësinë e realizimit të ëndrrave dhe mbi të gjitha nuk e bëri të ndihej kurrë emigrante, ndërsa Shqipëria mbetet vendi i kujtimeve më të bukura të fëmijërisë e adoleshencës; aty takoi shokun e jetës, filloi pasionin për arkitekturën dhe u rrit me dashuri e përkujdesje nga familja e saj. Sa herë që vjen, ditët e para ndihet si e huaj, pastaj qan kur largohet, sikur nuk ka ikur kurrë nga vendi i saj. Shumë herë e ka të vështirë të përcaktojë nëse në këtë pikë të jetës ndihet më tepër amerikane apo shqiptare. Brezi i saj ishte nga brezat që u largua nga vendlindja pa e kthyer kokën pas, por zemrën ishte e vështirë ta merrnin të gjithë me vete. “Shqipëria është dhe do të mbetet gjithmonë vendi im”, – thotë ajo.

AJO MBAN NJË REGJIM TË SHËNDETSHËM, DUKE E ALTERNUAR ME AKTIVITET FIZIK. ZËVENDËSIMI I SHEQERIT ME MJALTIN APO I GJALPIT ME VAJIN E ULLIRIT JANË SHEMBUJ QË I PRAKTIKON. ECJA DHE PËRDORIMI I SHKALLËVE ËSHTË USHTRIMI MË PRAKTIK DHE PA KOSTO.

“PO TË SHIKOJ NJË COPË TË BUKUR, MË LIND DËSHIRA TË BËJ NJË FUSTAN APO FUND ME TË. KAM MËSUAR QË E VOGËL TË MARR MASAT E TË PËRDOR MAKINËN QEPËSE.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.