PRANVERË NË BOTIMET LIVING

Living - - PËRMBAJTJA -

23 prilli është Dita Botërore e Librit.

Është zgjedhur kjo datë për të kremtuar librin dhe rëndësinë e tij, në nder të shkrimtarëve të mirënjohur si Shekspiri dhe Servantesi, të cilët u ndanë nga kjo botë pikërisht më 23 prill, ndonëse në vitin e largët 1616. Megjithatë kjo datë shënon edhe lindjen apo vdekjen e shumë shkrimtarëve të tjerë të mëdhenj, si: Maurice Druon, Vladimir Nabokov etj. Në nder të kësaj dite dhe kuptimit që mbart ajo, revista “Living” vjen në numrin e saj pranveror me një rubrikë më të zgjeruar të librit dhe tituj të përzgjedhur.

Librat “Beti”, “Alper Kamy” dhe “Gruaja e liqenit” vijnë më poshtë me një analizë të detajuar nga vetë përkthyesit e tyre.

Bëjini ata pjesë të bibliotekës suaj.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa leximi! Është i vetmi aktivitet që nuk më lodh kurrë! Veç ta shihni se çfarë biblioteke do të kem kur të kem shtëpinë time”.

- Jane Austen, “Krenari dhe paragjykim”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.