IL CAFFE DEL LIBERO PENSATORE

DEL LIBERO PENSATORE VENDSTREHIMI I DENJË I NJË SHPIRTI QË KËRKON ARRATI

Living - - PËRMBAJTJA - NGA ELONA JAÇELLARI FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

»I gjithë manteli mikpritës dhe deri diku klasik i kësaj oaze urbane, krijon një ambient që mund të konsiderohet si një ndriçim mbi mënyra e zakone të njerëzve të cilësisë.

Një kafe siç duhet, një vend elegant, art, muzikë dhe shoqëri e mirë, nuk janë pak për të të shkëputur nga rutina dhe vrulli i së përditshmes. Sot gjen pak vende, të paktën në mes të jetës urbane të Tiranës, që të të japin këtë ndjesi që merr sapo vë këmbën në “Il caffè del libero pensatore”. Ajo është një kafene e llojit American Bar, nga më të rejat në kryeqytet, një vend që të ofron mundësinë e shijimit të një pijeje të mirë, por edhe të bën të kalosh kohën në një hapësirë ku ajo nuk ndihet. Dita aty mund të nisë me një energji krejt ndryshe, duke marrë kafenë e mëngjesit, të shoqëruar me ndjesinë e qetësisë dhe elegancës që të fal vendi, por, në të njëjtën kohë është edhe mjedisi perfekt për t’iu arratisur rutinës në mbrëmje, me një gotë verë, aperitiv përpara darke apo distilate e tretës. Andi Qinami (një djalë i apasionuar pas verës e uiskit dhe ideator i Nunc est Bibendum në www.bota.al) është krijuesi i kësaj strehëze ku shpirti mund të arratiset qetësisht. Ai tregon se gjithmonë e ka tërhequr e ka ndikuar pozitivisht tek ai, shijimi i një kafeje pranë makinerisë së ekspresit, me gjithë zhurmat e aromat e saj, teksa jashtë jeta dhe ritmi i shfrenuar i qytetit, e ka të vështirë të ndalet qoftë edhe një çast. Kështu, ai ka krijuar një vend siç do të donte të shijonte për vete një kafe apo pije të mirë. “Deri në shekullin e kaluar, kur rrjetet sociale nuk ishin pjesë e jetës, njerëzit takoheshin me njëri-tjetrin në kafene apo restorant, duke i konsideruar ato vende si një mundësi bisedimi dhe shkëmbimi idesh, - shprehet Andi. - Kryesisht, ata që mblidheshin e takoheshin në këto vende ishin intelektualë dhe artistë, pasi, dashje pa dashje ishin ata që kishin më shumë interes për njëri-tjetrin dhe ç’ndodhte përreth, por, mund të ishin edhe anëtarë klubesh ku nuk mund të futeshe dot, nëse nuk i përkisje një shtrese sociale të caktuar. Rrjedhimisht, në të tilla ambiente kanë lindur edhe rryma e lëvizje. Kjo besoj se ishte kafeneja si institucion.” Mbase sot kafeneve u ka humbur ky kuptim, e sidomos në Shqipëri, ku janë

kthyer në vendin e takimeve të të gjitha llojeve, por kjo kafene e vogël, në një cep të veçuar në zemër të Tiranës, të jep ngacmimin e një kohe tjetër, duke të shkëputur nga gjithçka që vorbullon jashtë saj. Edhe emri e bën shumë të veçantë. “Il café del libero pensatore” është një emër atipik për një bar-kafe. Andi, administratori i saj, kur vendosi ta pagëzonte kështu, dëshironte që “Il café del libero pensatore” të vinte si një mendim i lirë, që udhëheq shkëmbimet mes frekuentuesve të kësaj kafeneje, sepse jeta e vrullshme, e rrëmben pa dashur forcën e reflektimit dhe shijimin e kënaqësive të vogla të secilës ditë, e gjithnjë e më rrallë ndalemi të shijojmë, të reflektojmë e ta shikojmë në sy kë kemi përballë, aq më pak ta dëgjojmë me vëmendje.

Ky strehim i denjë i një shpirti që kërkon arrati, ka shumë elegancë dhe thjeshtësi në të njëjtën kohë. Pa të ngarkuar perceptimin e përgjithshëm, të jep edhe ngacmime artistike me pikturat e përzgjedhura, mobiliet dhe sendet antike. Një sekuencë kanavacash, ripropozim i ilustrimeve të një versioni të viteve ’30 të “Rubairave”, u bëjnë freski syve në katin e parë të barit. Mjafton të jesh përbri tyre, për të ndier që ne nuk rrjedhim e endemi si vetmitarë të fatit tonë në këtë hapësirë kohore ku jemi segmentuar. Ndërsa sendet antike, janë si një kujtesë për të shkyçur memorien tonë të lashtë. Të gjitha këto detaje, e bëjnë këtë vend sa çlodhës, aq edhe reflektues. “Kudo në qytete të botës gjen diçka që të tregon se si ka qenë më parë jeta në kafene, - tregon Andi. - Janë kafene historike siç është kafene ‘Greco’ në Romë, kafene ‘New York’ në Budapest, ‘Florian’ në Venecia, ‘Harrys bar’, ‘Bretos Bar’, ‘Savoy’ etj. Teksa i viziton këto vende, të përcjellin atë atmosferën që krijohej dikur. Kafenenë time, nuk mund ta ideoja nga fillimi si të tillë, apo krejt siç unë do ta kisha dashur. E para, sepse bëhet fjalë për një ambient të ri, të marrë me qira, dhe e dyta, lokali nuk është në katin e parë të një ndërtese historike. Unë i kam dhënë këtij vendi, në mos tjetër, pasionin që kam për etiketat në përgjithësi dhe për të pirët në kuptimin e vërtetë të fjalës, jo vetëm distilatet, sepse është konceptuar si një kafene që fillon me punën e mëngjesit dhe mbyllet në darkë, derisa

Ah! Muzika! Aty ka një rregull kryesor për të: vetëm muzikë që buron nga shpirti dhe jo muzikë e rëndomtë apo komerciale. Në “Il caffè live.« del libero pensatore” luhet edhe muzikë

pijedashësi i fundit lë këtë vend. Përgjatë gjithë orëve të ditës, kushdo gjen momentin, vendin e vet dhe pijen e vet. Pastaj, ne, që nga përgatitja e një kafeje e deri tek ofrimi i një pijeje më të sofistikuar, angazhohemi maksimalisht, duke vënë edhe zemrën në të”, - përfundon i riu, shpirti i të cilit mban një “veshje të vjetër”. Nëse mes tavolinash, pranë banakut, ndjesia që merr në katin e parë të kësaj kafeneje, është tipike e tempullit të makinerisë së ekspresit dhe “American Bar”-it, për pak më tepër shkëputje a intimitet, mund të rehatohesh në katin e dytë, ku ndriçimi i butë dhe mobilimi që respekton kohët, e bëjnë këtë vend ideal për një aperitiv përpara vakteve apo edhe një gotë të fundit si mbyllje të mbrëmjes. I gjithë manteli mikpritës dhe deri diku klasik i kësaj oaze urbane, krijon një ambient që mund të konsiderohet si një ndriçim mbi mënyra e zakone të njerëzve të cilësisë. Ah! Muzika! Aty ka një rregull kryesor për të: vetëm muzikë që buron nga shpirti dhe jo muzikë e rëndomtë apo komerciale. Në “Il caffè del libero pensatore” luhet edhe muzikë live. Kryesisht të enjteve apo të premteve, mund të përkëdhelësh shqisën e dëgjimit me jazz, swing, bossa apo diçka tjetër që të frymëzojë situata. Ky vend nuk ka ende një menu të shkruar, të paktën jo për momentin, sepse gjithçka pas banakut është në zhvillim të vazhdueshëm, me stafin që mundohet të ofrojë pijen më të mirë në atë moment. Komunikimi lipset të stimulohet përherë. “Dëshira është që telefonat të rikthehen në xhep, sapo të kalohet pragu i kafenesë, - shprehet Andi, - sepse duam që eksperienca, sado e shkurtër e secilit klient, të mund të kujtohet me kënaqësi.” Një mjedis shumë i veçantë, me një emër po aq të veçantë, i veçuar si një kapsulë e një dimensioni tjetër kohor, por me një shpirt të gjallë që lëviz nga tavolinat e klientëve e ngjitet lart nëpër mure. Edhe diçka të fundit: në “Il caffè del libero pensatore” mund të lini “varur” një kafe apo edhe një gotë verë. Ç’do të thotë kjo? Shkoni e kërkoni t’jua shpjegojnë. Përgjigjen do ta merrni vetëm aty.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.