pranvera me një lule vjen!

Living - - MODË - NGA SANTANA ÇOMORA FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ FASHION EDITOR: STELA PLAKA MODELE: NEVINA SHTYLLA GRIMI & FLOKËT: EVA DIBRA VESHJET: MANGO (Fashion Group Albania) LULET: BOTA E LULEVE

Stina e luleve nuk mund të vinte më bukur sesa me një Nevinë, e cila brenda delikatesës dhe pafajësisë që lexohet menjëherë në portretin e saj, përcjell një femër me konture të pastra e deri diku fëmijërore. Moderatorja e njohur është nga ato ikona që do të mbeten të tilla, sepse bukurinë nuk e ka vetëm fizike, por edhe shpirtërore. Ajo nuk mund të mos e donte këtë stinë rigjeneruese, edhe për faktin se ka lindur në një muaj plot dritë e energji, siç është maji. Pas rrëmbimit të kurorës së bukurisë në vitin 2010, në Miss Shqipëria, ajo u bë shumë shpejt pjesë e televizionit (në programet “Next”, “Jo vetëm modë” dhe “Kënga Magjike”), për të vijuar më pas në rrugën e kinematografisë (me filmin “Ti mund të më quash Xhon” 2017). Gjatë këtyre viteve, prezantuesen e njohur e kemi parë të paraqitet në stile të ndryshme, duke luajtur shumë mirë me pamjen, pa cenuar identitetin e saj, e duke mbetur një Nevinë unike. Në Living, ajo vjen për herë të dytë, por, këtë herë brenda një stili minimalist, me veshje të thjeshta dhe lineare, ku i kushtohet rëndësi detajeve, që nga mëngët e fryra, jakat në formën e gjetheve e deri te pardesytë pa mëngë.

»JO MË SHUMË SE DY NGJYRA! ÇANTA E BARDHË MUST I KËTIJ « SEZONI.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.