Çfarë dosha je?

Living - - MIRËQENIE -

Në mjekësinë e Ayurveda-s, dosha i referohet një gjendjeje fizike, që përcaktohet si qendra bioenergjitike.

Ditën që paraqitesh në qendër, para se të nisë trajtimi, mjekët përcaktojnë dosha-n, mbi bazën e së cilës do të përcaktohet edhe terapia individuale. Dosha përcaktohet mbi tri aspekte të njeriut që lidhen me karakterin, fizionominë dhe fiziologjinë, dhe ndahet në: Vata, Pitta dhe Kapha. Sipas këtij përcaktimi, Rafaela rezultoi të ishte Pitta. Ky aspekt evidenton dëshirën e njeriut për t’i lidhur kënaqësitë e jetës me ushqimin dhe udhëtimet. Në rastin e saj nuk kishte asnjë patologji për t’u trajtuar dhe regjimi do të fokusohej në një detoks të plotë të trupit, çka do të ndihmonte edhe në çlirimin e mendjes dhe shpirtit. Por Ayurveda jep rezultate shumë të mira edhe në persona që kanë probleme me artritin, stresin, depresionin, lëkurën, tretjen etj. “Unë nuk kisha asnjë nga këto probleme, - sqaron Rafaela, - por doja të arrija një lloj balance me veten, sepse jam person që nuk para rri vetëm. Jam gjithmonë e rrethuar nga njerëz, nga shoqëria dhe shumë rrallë jam në atë qetësinë time. Fakti që hoqa telefonin për 10 ditë, ishte një ndryshim shumë i madh. Ato 10 ditë doja të përqendrohesha vetëm te trajtimi.” - tregon Rafaela. Ditët që i nënshtrohesh një trajtimi të tillë, shoqërohen me një program rigoroz. Mjekët dhe ekspertët e qendrës përcaktojnë zgjimin në mëngjes, aktivitetin e parë ditor, sportin, orarin kur duhet të konsumosh mëngjesin, e kështu me radhë. Nuk mund të bësh asgjë më shumë a më pak, sesa të lejon programi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.