Balancimi i shpirtit

Living - - MIRËQENIE -

Ushqimi është faza e parë e procesit, i cili duhet të përfundojë me arritjen e ekuilibrit të brendshëm.

Për një balancë të mirë shpirtërore, regjimi të detyron të zgjohesh në orën 6 pa 5 minuta, pra, sapo lind dielli, për të bërë ritualin e parë shpirtëror: meditim ose lutje. Pastaj, çdo detyrë e përcaktuar në program duhet të marrë vëmendjen e duhur. Pra, nëse lan dhëmbët, fokusi duhet të jetë vetëm në atë veprim. Ideja është që çdo veprim të bëhet me vetëdije të plotë. Duke u ngutur t’i bëjmë gjërat shpejt e shpejt, edhe dita nis me stres, ndaj kërkohet që të zgjohesh 30 minuta më herët, që t’i marrësh gjërat me qetësi. “Edhe pasi jam kthyer prej andej, vazhdoj të zgjohem 30 minuta më herët. Përgatitem me qetësi për ditën që kam para dhe marr kohën e duhur për mëngjesin. Pastaj vazhdoj rutinën e përditshme”, - thotë Rafaela.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.