LËKURË E RILINDUR NË MËNGJES

Living - - NEWS -

La Prairie

prezanton “Platinum Rare Cellular Night Elixir”, një serum që tejkalon çdo koncept të paramenduar për një lëkurë rinore. Frymëzuar nga “Clinique”, krijuesi i “La Prairie”, dr. Paul Niehans, falë punës së tij novatore në fushën e terapisë qelizore, ka krijuar një formulë unike të eliksirit, të bazuar në trashëgiminë që kanë lënë pas disa shkencëtarë të guximshëm me risitë që kanë sjellë. Ky krem vepron gjatë gjithë natës për ta rizgjuar dhe për ta shndërruar lëkurën në mëngjes. “La Prairie” u nxit nga premtimi i një dite të re, një analogji me atë çka nxiti Vinsent van Gogun për të pikturuar “Nata me yje”. “Ndonjëherë kam ndjesinë se nata ka më shumë gjallëri se dita.” Dhe kjo është e vërtetë, gjithçka është e mundur nën magjinë e natës. Qielli, nga plot dritë, merr një ngjyrë ametisti në të zezë. Yjet vezullojnë. Bota ndalet. Ky është një çast qetësie, emocioni, fillimi nga e para. Me “Platinum Rare Cellular Night” Eliksiri i Natës, “La Prairie” përqafon mundësitë e pafundme që sjell nata për një rini të përhershme.

NJË PIKË MAGJIKE

“Platinum Rare Cellular Night Elixir” është thjesht locioni më i fuqishëm dhe ripërtëritës që pritet të dalë nga laboratorët e “La Prairie”. Për herë të parë, katër funksionet thelbësore për procesin e rigjenerimit të plotë të lëkurës përqendrohen në një formulë të vetme: ushqyerja, freskimi, detoksifikimi dhe imunizimi. Procesi natyral i detoksifikimit të lëkurës përmirësohet, qelizat ripërtërihen, lëkura përforcohet me ushqyes jetësorë dhe aftësitë e saj vetëmbrojtëse shtohen. Për të mbështetur këto funksione jetësore të rigjenerimit të qelizave, formula vepron gjatë natës, fazës më rigjeneruese, për të krijuar qeliza të reja. Ky eliksir ofron përqendrimin më të lartë të kompleksit qelizor të “La Prairie” në kombinim me “Advanced Platinum Complex” për të krijuar një përzierje unike me përbërësit më të rrallë dhe më aktivë. “The Exclusive Cellular Complex” siguron ushqyerjen jetësore me anë të krijimit të përbërësve si aminoacidet, nukleotidet dhe sheqernat, elementë të cilët janë të nevojshëm

për qelizat e lëkurës, që këto të fundit të sintetizojnë biomolekulat, përfshirë këtu edhe proteinat e ADN-së, themelore për strukturat qelizore. “The Advanced Platinum Complex” është një kombinim i “La Prairie’s Platinum Peptide” i pasuruar me përbërës të fuqishëm për të përmbushur tri funksione themelore: freskimin, detoksifikimin dhe imunizimin. “La Prairie’s Exclusive Cellular Complex” në kombinim me “Advanced Platinum Complex” përmirësojnë katër pikat kyç për rigjenerimin më optimal të qelizave.

NJË PËRVOJË PËRTËRITËSE

Që në momentin që aplikohet, përbërja përthithet nga lëkura, e cila ndihet e mbrojtur nga një shtresë e butë si kashmiri. Efekti shndërrues nis teksa ngjyra e eliksirit ndryshon nga ngjyra platin e shndritshme në një rozë të ylbertë. Aroma delikate e luleve është një shoqëruese e këndshme për një natë të qetë dhe ripërtëritëse. Me një pikë të vetme, përbërja dhe tendosja e lëkurës përmirësohen dukshëm. Rrudhat apo vijat e holla reduktohen dukshëm. Në mëngjes lëkura rrezaton një rini të sapozbuluar.

DISENJIM MADHËSHTOR

Pas një pune trevjeçare në prodhim, disenjimi i “Rare Cellular Night Elixir” shënon kulmin e mjeshtërisë dhe të punës artistike me dorë. Shishja cilindrike e tejdukshme dhe plot shkëlqim është çuditërisht e rëndë, gjë që tregon cilësitë e jashtëzakonshme që janë brenda saj. Shishka e brendshme në formë diamanti dhe në ngjyrë ametisti ndjell nuancat e qiellit të natës dhe vlerën e çmuar të një thesari të vërtetë. Kapaku shkon në vend me anë të disa magneteve, një mënyrë gjeniale që ndryshon shumë nga mekanizmat e zakonshëm. Ngjyra vezulluese krom e kapakut pasqyron më së miri madhështinë e kësaj formule të ylbertë, ndërsa pikatorja lëshon një dozë të vetme magjike nga ky eliksir; kjo është gjithçka që ju duhet, që në mëngjes lëkura juaj të ngjasojë me atë të një të porsalinduri.

RITUALI I MBRËMJES ME “PLATINUM RARE”

Lëkura ripërtërihet vetë përgjatë natës. “Platinum Rare Cellular Night Elixir” e ndihmon lëkurën gjatë kësaj kohe të çmuar rigjeneruese. Aplikojeni në mbrëmje pas pastrimit dhe tonikut. Hidhni një pikë të vetme në pëllëmbën e dorës. Duke përdorur majat e gishtave, përhapeni lehtë mbi të gjithë fytyrën duke shmangur zonën e syve dhe lëreni ta përthithë plotësisht. Më pas aplikoni “Platinum Rare Cellular Eye Essence”, një serum mahnitës i formuluar pikërisht për të zbehur rrudhat, për ta tërhequr dhe tendosur lëkurën dhe për t’u dhënë shkëlqim rrathëve të zinj poshtë syve. Aplikoni “Platinum Rare Cellular Eye Cream”, një trajtim i fuqishëm për zonën rreth syve që tendos, i jep shkëlqim lëkurës dhe zbeh rrudhat apo ënjtjen e syve. Përfundojeni ritualin tuaj me “Platinum Rare Cellular Cream”, një përvojë e jashtëzakonshme dhe shndërruese që lufton të gjitha shenjat e dukshme të plakjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.