EKSPLORONI FORD KUGA

Living - - LIVING PROMOCION -

“Ford Kuga” i ri pasqyron në mënyrë perfekte natyrën tuaj aspiruese dhe të sigurt në vetvete. Teknologjitë e veta frymëzuese, së bashku me një dizajn të aplikuar bukur, ofrojnë luks të cilësisë maksimale, me performancë superiore, duke e bërë “Ford Kuga”-n e ri partnerin ideal për shpirtin tuaj sipërmarrës dhe aventurier.

Kënaquni me të

Mirë se vini në pjesën e brendshme të punuar mrekullisht të “Ford Kuga”-s së ri. Stili i tij i jashtëzakonshëm dallohet qartë, me një dizajn bashkëkohor kroskoti, të perfeksionuar nga sipërfaqe luksoze e të buta në prekje. Sediljet e përparme, me zbukurime lëkure cilësore janë konturuar mrekullisht për komoditet të jashtëzakonshëm, edhe në udhëtimet e gjata, ndërsa një grup teknologjish të reja frymëzuese kontribuojnë në një drejtim më të sofistikuar dhe të këndshëm.

Lidhet me zërin tuaj, i përgjigjet prekjes suaj

SYNC 3* i ri ju jep kontroll mbi gjithçka, që nga muzika dhe navigimi satelitor, e deri tek telefonatat, aplikacionet dhe mesazhet me tekst – të gjitha me komanda të thjeshta zanore. Ekrani intuitiv 8” me prekje dhe me ngjyra, tani përmban funksionet “zmadho dhe rrëshqit” dhe do t’ju mundësojë konfigurimin e ekranit kryesor sipas dëshirës.

Ndiqni rrugën tuaj

Sistemi inteligjent i drejtimit me të gjitha rrotat aktive i “Ford Kuga” monitoron vazhdimisht, duke optimizuar fërkimin në çdo sipërfaqe, për ta drejtuar fuqinë midis rrotave, sipas nevojës. Një ekran në panelin e instrumenteve tregon fuqinë që shkon në çdo rrotë, duke ju ndihmuar që të qëndroni vigjilent për ndryshimet në kushtet e rrugës.

Historia “më pak karburant, më shumë fuqi”

Me turbokompresor, injektim të drejtpërdrejtë benzine dhe kohë të ndryshueshme të valvulave, motorët tanë “Ford EcoBoost”, të vlerësuar me çmime japin të njëjtin rendiment si motorët më të mëdhenj, por me kursim më të mirë karburanti dhe emetime më të ulëta. “Ford EcoBoost 1.5” i “Ford Kuga”, për shembull, arrin konsum të kombinuar karburanti 6,2 l/100 km* dhe emeton vetëm 143 g/km* CO.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.