Përjetësisht të rinj me

Living - - LIVING PROMOCION -

Në realitetin e ditëve të sotme është e pamundur t’u shpëtosh ndikimeve të modeleve të bukurisë, që imponohen fuqishëm përmes masmedias. Rrjetet sociale, veçanërisht Instagrami, janë virtualiteti që gati ka krijuar një model të ri jete dhe perfeksionimi për pamjen e jashtme. Të gjithë duan të jenë perfektë. Shumë kanë guxuar të “prekin” natyralitetin e pamjes së tyre, por ndoshta jo të gjithë i japin rëndësi aspektit më të qenësishëm të trupit, që është mirëqenia e tij. Ka një qendër dermoestetike në Tiranë, e cila i ka bashkuar në një, të dyja këto elemente: të bukurën fizike dhe kujdesin shëndetësor. “Anassa” është qendra e kirurgjisë rikonstruktive dhe dermatologjike, e cila gjendet në mjediset e spitalit “Hygeia” dhe është ndër ato klinika bukurie që kujdeset si për përmirësimin, për ruajtjen e bukurisë, ashtu edhe për kujdesin ndaj shëndetit. “Anassa” është zona e sigurt e bukurisë, ku ndërthuren trajtimet e personalizuara dhe bashkëkohore, me profesionalizmin e stafit. Çdo shërbim është i ndërthurur me teknologjinë dhe aparaturat e fjalës së fundit, të cilat janë gjithashtu risi për tregun shqiptar. Mjekët më të mirë të fushës (shqiptarë dhe grekë) ofrojnë trajtime dermoestetike dhe ato të kirurgjisë plastike/ rikonstruktive. Një ndër shërbimet risi në “Anassa” është edhe fakti që krahas procedurave apo trajtimeve që kryhen për arsye estetike/kozmetike, realizohen edhe ndërhyrje rikonstruktive për arsye mjekësore, si: rikonstruksion i gjirit pas mastektomisë (paciente me kancer gjiri), rikonstruksion i qafës apo fytyrës në rast prekjeje nga kanceri, kirurgji e hemangiomave, rikonstruktim në rast djegieje etj. Por, pa dyshim që një pjesë të mirë të praktikave kirurgjikale në këtë klinikë bukurie, e zë edhe rinoplastika, apo e njohur ndryshe si rimodelimi i hundës, për arsye estetike dhe shëndetësore. Rezultatet janë gjithmonë të arritura dhe zgjasin në kohë. Në këtë klinikë dermoestetike realizohen me

profesionalizëm të lartë edhe ndërhyrjet për abdomino-plastikë (rimodelimi i barkut), rimodelim të gjoksit (zmadhim/ zvogëlim/ ngritje e gjoksit), liposuksion (heqje e dhjamit), apo edhe ndërhyrjet në fytyrë, si: blefaroplastika (plastikë e kapakëve të syve), facelift (lifting i fytyrës) dhe shumë ndërhyrje të tjera, të cilat realizohen me shumë sukses. Në “Anassa”, të gjitha këto ndërhyrje kryhen nga mjekët kirurgë plastikë grekë, Fotis Filippos Karantonis PhD, MSc dhe Nikolaos Tsakoniatis. Të dy profesionistët kanë eksperiencë të gjatë në këtë fushë dhe janë të specializuar në universitetet më në zë të Europës. Nëse përvojës së tyre i bashkojmë edhe teknologjinë e fjalës së fundit, rezultatet janë gjithmonë të shkëlqyera dhe koha e rikuperimit të pacientëve është e shpejtë.

Një shërbim i rëndësishëm që ofrohet në “Anassa” janë konsultat dhe ekzaminimet dermatologjike. Problemet me lëkurën, qofshin ato estetike apo sëmundje dermatologjike, marrin zgjidhje pranë kësaj qendre. Aty aplikohen teknikat dhe gjenden aparaturat më bashkëkohore. Për fat të keq, Shqipëria është një vend me përqindje të lartë të rasteve me kancer të lëkurës, nga melanomat, e deri tek ato vdekjeprurëse, por në “Anassa” ekzistojnë të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur zbulimin në fazat e hershme të këtyre sëmundjeve dhe si rrjedhojë, edhe trajtimin e duhur për këtë kategori sëmundjesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.