TRAJTIMET DERMOESTETIKE

Living - - LIVING PROMOCION -

Në “Anassa” gjeni teknologji dhe aparatura nga më bashkëkohoret, të cilat ofrojnë të gjithë gamën e trajtimeve dhe procedurave dermoestetike. Aty realizohen trajtime për lëkurën, duke filluar nga ato joinvazive (trajtime që ndryshe mund të quhen edhe “trajtime të pushimit të drekës”, për komoditetin që ofrojnë) e deri tek trajtimet minimalisht invazive, si mezoterapia, plazmoterapia, injektimi i Botox apo acidit hialuronik, injektimi i substancave për shkrirjen e dhjamit në zona të caktuara, trajtimi i kapilarëve merimangë, trajtimet me lazer fraksional për rigjenerimin e lëkurës, trajtimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli, cikatricet (shenjat) nga aknet, zvogëlimin e poreve të zgjeruara, si dhe heqjen e nishaneve me lazer Deka Smart XIDE2.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.