NJË MOBILIM I GUXIMSHËM

TË GUXOSH MES

Living - - PËRMBAJTJA -

Me këtë filozofi nisin gjithmonë bisedat me klientët për “të futur sa më shumë elemente, që më vonë duhet të përputhen 100 % me funksionalitetin dhe stilin e jetesës së apartamentit apo shtëpisë ku do të ndërhyhet”.

Ky apartament ndodhet në një ndër zonat më të gjelbëruara të Tiranës dhe ka një bonus të madh që janë vetratat e gjera dhe drita natyrale që depërton në ambient. Kjo e fundit është një faktor kyç në lojën e ngjyrave me dritëhijen.

NGA STILI RUSTIK I GATI NJË DEKADE MË PARË, U SOLL STILI MODERN BASHKËKOHOR, por me pak ndërhyrje të stilit neoklasik në rifiniturë; një përzierje e guximshme, por me rezultate vizuale mjaft pozitive. Tonalitetet e tokës, ngrohtësia, ekuilibri i hapësirave pozitive dhe negative, loja e elementeve dhe stileve të ndryshme, prezenca jo e një, por e disa pikave kyçe që shoqërojnë më së miri anën funksionale të apartamentit, krijojnë një muzikalitet që u pëlqye që në fillim nga të gjithë pjesëtarët e familjes dhe kjo është një fitore e madhe, që justifikon më së miri angazhimin dhe punën e disa muajve me radhë.

Sigurisht që vëmendja kryesore iu dha anës funksionale. Një familje me katër anëtarë, prindërit dhe dy fëmijë të rritur, një djalë dhe një vajzë, duhej të gjente veten jo vetëm në ambientet e përbashkëta, por edhe në dhomat respektive të gjumit.

NGA: MATILDA TËRPOLLARI FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

»Sa herë mendoj, them se stili i shtëpisë flet shumë më tepër sesa një foto « apo Karanxha, portret Ilda i të zotit që jeton aty! ARKITEKTE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.