VELVET PUMPKINS

Living - - PËRMBAJTJA -

Nëse mendoni se vetëm kungujt origjinalë mund të sjellin atmosferën e ngrohtë të vjeshtës, e keni gabim. Mund të keni dhe kunguj zbukurues, por nuk është e njëjta gjë, kur i krijon vetë.

Nuk ju duhen shumë gjëra: thjesht një copë (pëlhurë) në material velvet, në ngjyrat e stinës, për t’i bërë kungujt tuaj më fashion dhe më sharmantë. Ne preferuam t’i vinim në një sënduk të vjetër për t’i bërë paksa retro, por ju mund t’i vini edhe mbi parvazin e dritares, mbi oxhak apo çdo kënd tjetër të këndshëm të shtëpisë.

MATERIALET E PËRDORURA:

Copë velvet Gjilpërë e trashë

Pe i trashë (ose spango)

Vatinë (ose filtër, pambuk)

Bisht kungulli i tharë Silikon (që shërben për ngjitjen e bishtit të kungullit)

MËNYRA E REALIZIMIT

Presim copën në formë rrethore, në varësi të masës që preferojmë për kungullin. Ne për kungullin e madh përdorëm copë me diametër 50 cm. Kalojmë me gjilpërë anët e copës dhe tërheqim dy skajet për të krijuar mbledhjen. Lëmë hapësirë sa për të futur vatinën, që të na shërbejë për mbushjen. Pasi e mbushim, e mbyllim plotësisht, duke krijuar një masë si top. Më pas, gjilpërën e kalojmë nga skaji i mbylljes në anën tjetër, për të krijuar shtypjen e kungullit. Bishtin e ngjisim me silikon. KOHA E REALIZIMIT: 10 MIN

NGA MIRELA ANDONI FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.