Muffins me çokollatë

Living - - LIVING KUZHINË -

Në këtë film, i cili shënon një erë të re për shoqërinë amerikane që sundohej nga rregullat e viteve ‘50, elegantja Audrey Hepburn u bë një simbol për të flakur moralin fals të atyre viteve. Ajo ndërroi modën e asaj kohe. E shohim se si hedh këpucët nëpër shtëpi, pa u kujdesur për rregullin, dëgjon muzikë me zë të lartë, pi verë në gota kristali dhe për të mos e bezdisur telefoni, e mbyll atë në valixhe. Ajo ha muffins rrugëve të Nju Jorkut dhe ndalet te dyqani i famshëm i Tiffany-së.

PËRBËRËSIT PËR 16 MUFFINS:

250 g miell Tipi 00 150 g sheqer 1 majë luge kripë 2 lugë të vogla sodë për ëmbëlsira 1 vezë 200 ml qumësht 110 g gjalpë i tretur, i vakët 100 g çokollatë e zezë, e grirë në thërrime të mëdha lëkura e grirë e një portokalli organik

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Në një tas përziejmë të gjithë përbërësit e lëngshëm dhe në një tas tjetër përbërësit e thatë. I përziejmë me shpejtësi të dy masat me lugë druri, pa u kujdesur për kokrrat e brumit. Mbushim format për muffins, të cilat i kemi lyer më parë me gjalpë e miell. I pjekim për rreth 20 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.