BËJ ZGJEDHJEN TËNDE TEK VOILA

Living - - LIVING MODË -

Shtëpia oazi ynë i qetësisë e cila kërkon vazhdimisht stil të personalizuar dhe rehati. Eshtë ajo që duhet të tregojë historinë tënde dhe të jetë koleksioni i gjërave që ti pëlqen prandaj ne kemi zgjedhur Voila Home Décor. Aty do të gjeni elementët më të veçantë nga brande të njohura me produkte të sofistikuara, dinamike dhe të gatshme në interpretimin e shumë stileve të arredimit dhe c’ka është më e rëndësishme janë cmimet konkuruese dhe te prekshme për të gjithë. Gabel,Caleffi, Mirabello- Carrara, Trussardi janë disa nga firmat më të njohura në arredimin e ambienteve më të dashura për ne. Luks, bukuri, cilësi dhe rehati janë rregullat e punës në Voila Home Décor. Si një sipërmarrje e cila ka filluar rrugëtimin e saj në vitin 2013, Voila Home Décor, tashmë prezent me dy dyqane, ku cilësia tejkalon cmimin, prezantohet me linjën më fantastike për dhomën e gjumit, me të cilën dashurohesh me shikim të parë: ROBERTO CAVALLI HOME LINEN. Koleksioni Roberto Cavalli Home LINEN përmban produkte të përzgjedhura , të frymëzuara nga ngjyrat, të realizuara dhe përshtatura sipas orendive. Duke përfshirë një gamë të pasur produktesh, ky koleksion i mrekullueshëm është nxitur nga pasioni, filozofia dhe stili i Roberto Cavallit. E vërteta është që kur prezantohesh me koleksionin e ri Vjeshtë- Dimër, 2018-2019 e kupton menjëherë gjurmën e shtëpise së modës më të famshme. Modele dhe ngjyrime të gjalla, për të mbushur dhomën tuaj të gjumit me printe dhe firmën e vetë dizajnerit. Pëlhurë cilësore si saten e pambuk, design, trend e ngjyra që në mënyrë të menjëhershme rinovojnë dhomën e gjumit. Sete çarçafësh, peshqirë me madhësi të ndryshme, të inspiruara nga moda dhe natyra. Stampa ikonike “animalier” që kujton kafshë ekzotike apo udhëtime të largëta, linja Floris me lule e ngjyra të forta dhe magjike që do të përqafojnë lehtësisht gjatë gjumit të natës. Qëndisje të rafinuara të logos dhe printit klasik Roberto Cavalli & Trussardi të cilat dhurojnë elegancë dhe rafinim në çdo ambient. Nëse dëshiron të rinovosh dhomën e gjumit pa ndërruar mobilimin, por duke synuar një stil eklektik dhe miklues, duhet vetëm të shkosh te Voila’ Home Décor ne rrugën Sami Frashëri në zonën e Ish Bllokut, ose tek Toptani Shopping Center, kati 4. Kërkon një dhuratë të veçantë për festa, ose për përvjetorin e atij çiftit me të cilin takoheni shpesh, duhen disa aksesorë të rinj kuzhinë për recetat e shijshme të mamit ? Bëni zgjedhjen tuaj në VOILA!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.