minimalist

MIRË SE ERDHËT NË SHTËPINË E LUKSIT

Living - - LIVING SHTËPI -

Arbër Haxhi dhe Nina Mihaj, përkatësisht arkitekt dhe inxhiniere ndërtimi në profesion, janë themeluesit dhe drejtuesit e studios arkitekturore “Andarastudio-Architecture & Interior Design”. Ata projektojnë vila, hotele, zyra dhe lokale komerciale, me një stil post-modern dhe të rafinuar. Arbri dhe Nina, përveçse partnerë në profesion, janë edhe partnerë në jetë dhe apartamenti që prezantojnë sot në revistën “Living” është oaza e tyre. Kërkesës sonë për t’u njohur me punët që kanë realizuar, çifti i arkitektëve iu përgjigj në këtë mënyrë origjinale, duke hapur derën e shtëpisë së tyre. E ku më mirë se në ambientin e tij, një arkitekt mund të krijojë pa kufizime? E megjithatë, kjo është një punë nga ato më specifiket, pasi përpara arredimit apartamenti i është nënshtruar një rikonstruksioni rrënjësor.

NGA: MATILDA TËRPOLLARI FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.