SUPË ME PULË

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT:

2-3 lugë vaj ulliri 70 g gjalpë 80 g miell 1 thelb hudhër ½ qepë e grirë imët 1 karotë e vogël e prerë në kubikë 1/2 spec i kuq i prerë imët 1 degë e vogël selino e grirë imët 200 g bizele kokërr të ngrira 1 copë mish pule e zier, e prerë në copa të vogla 500 ml lëng pule 750 ml qumësht lëng limoni i freskët kripë, pak hudhër pluhur, piper i zi, pak trumzë

PËRGATITJA:

1 Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim hudhrën, por jo të marrë ngjyrë, shtojmë karotat, selinon dhe specin dhe i përziejmë me lugë druri. Shtojmë gjalpin dhe kur ky të tretet shtojmë edhe miellin, të cilin e skuqim duke e përzier për 1 minutë. 2 Shtojmë lëngun e pulës dhe kur të jetë përzier me miellin shtojmë qumështin. Shtojmë kripë, erzat, bizelet dhe mishin e pulës në kubikë. E lëmë tenxheren në zjarr derisa të shohim që lëngu është trashur dhe bizelet e karotat janë zbutur. E rregullojmë për kripë e piper, pak lëng limoni dhe e shërbejmë me feta buke të thekura më parë në furrë ose të skuqura në tigan me pak vaj ulliri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.