ORIZ VENERE ME DJATHË GORGONZOLA E PORTOKALL

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 2-3 PERSONA:

250 g oriz Venere – kaf 2 lugë djathë Philadelphia 1 bustinë shafran 100 g djathë Gorgonzola ½ gotë qumësht 1 kokërr portokall

PËRGATITJA:

1 . Ziejmë orizin në tenxhere me ujë të valuar me pak kripë për 40/50 minuta ose në tenxhere me presion për rreth 25 minuta. E kullojmë me sitë me vrima të imëta dhe e lëmë mënjanë. 2 . Në një tigan ngrohim qumështin me djathin Gorgonzola dhe atë Philadelphia, duke i përzier me lugë druri për 5 minuta derisa të bëhen krem. Shtojmë shafranin dhe e përziejmë akoma. E shërbejmë orizin me salcën e djathit sipër dhe disa feta portokalli të qëruara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.