GJOKS PULE ME SALCË KREMOZE, HUDHËR E LIMON

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:

4 gjokse pule 3 lugë vaj ulliri ose gjalpë 1 qepë e vogël, e grirë imët kripë e piper 250 ml lëng pule i valuar 3-4 lugë lëng limoni i saposhtrydhur 4 thelpinj hudhër 1 lugë e vogël spec i kuq pluhur 150 g pana për kuzhinë, mundësisht me yndyrë 2 lugë majdanoz i grirë 1-2 lugë të vogla niseshte misri, për të trashur salcën ½ limon i prerë në feta të holla

PËRGATITJA:

1 Në një tigan hedhim vajin dhe skuqim gjokset e pulës nga të dyja anët, me zjarr të fortë. I heqim nga zjarri dhe i vendosim mënjanë në një pjatë. 2 Skuqim qepën në tigan derisa të bëhet si transparente, shtojmë hudhrën dhe specin pluhur. I përziejmë me lugë druri me shpejtësi, i rregullojmë për kripë e piper. Vendosim mishin përsëri në tigan bashkë me lëngun e limonit dhe lëngun e pulës. I lëmë në zjarr për 10 minuta me kapak gjysmë të mbyllur dhe më pas e heqim, që salca e krijuar të trashet pak. 3 Shtojmë panën, majdanozin dhe vendosim nga një fetë limoni mbi secilin gjoks të pulës. E lëmë tiganin për 5 minuta në zjarr të avashtë. Nëse dëshironi një salcë të trashë, tretni niseshte me pak ujë të ftohtë, shtojeni në tigan dhe pas 2 minutash hiqeni nga zjarri. E shërbejmë me oriz të bardhë ose thjesht me feta buke.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.