KEK ME BAJAME

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 28 CM:

2 lugë niseshte patatesh 1 lugë miell misri, të bluar imët 1 lugë miell orizi + aq sa na duhet për ta spërkatur tavën 200 g bajame të qëruara pa lëkurë 200 g sheqer + 4 lugë të tjera 110 g gjalpë i tretur dhe i vakët 4 vezë (të ndara të verdhat nga të bardhat) 10 g sodë për ëmbëlsira

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C. 1 . Në një tas përziejmë me rrahëse vezësh me dorë 4 të verdhat e vezëve me 4 lugët e sheqerit. Shtojmë gjalpin, duke e përzier vazhdimisht me spatul ose me lugë druri, niseshtenë, miellin e orizit, miellin e misrit dhe sodën me sitë. 2 . Grijmë në mikser bajamet, shtojmë 200 g sheqer dhe e përziejmë akoma. Më pas, i hedhim tek tasi ku kemi të verdhat e vezëve. 3 . Bëjmë marengë të bardhat e vezëve me rrahësen elektrike. E hedhim pjesë-pjesë me lugë në tasin ku kemi brumin, duke e përzier me kujdes nga lart-poshtë me spatul. Hedhim brumin në tavë dhe e nivelojmë me kujdes, pa e ngjeshur dhe e pjekim për rreth 35/40 minuta. E lëmë të ftohet dhe sipër mund ta zbukurojmë me sheqer pluhur. Të nesërmen është akoma më i mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.