KEK ME KAKAO

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR TAVË DREJTKËNDËSHE 30X10 CM:

2 vezë 180 g sheqer 100 ml vaj luledielli 160 ml qumësht 200 g miell orizi 50 g niseshte misri 60 g kakao e hidhur 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g) 40 ml uthull molle ose uthull vere të bardhë, nëse nuk e keni. 1 lugë e vogël me xhenxhefil pluhur, karafil i shtypur, kanellë, arrë moskat (të gjitha së bashku të jenë 1 lugë). Nëse nuk ju pëlqejnë, mund të mos i përdorni.

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C. 1 Në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve rrahim vezët me sheqerin derisa të bëhen si shkumë, shtojmë vajin duke e rrjedhur, qumështin, erzat, hedhim me sitë miellin, niseshtenë, kakaon dhe sodën. Në fund shtojmë uthullën, të cilën e përziejmë me brumin për pak sekonda. 2 Hedhim brumin në tavë të lyer me gjalpë e miell orizi. E pjekim për rreth 45 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Meqenëse koha e pjekjes është e gjatë, sapo të marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini sipër, që të mos digjet. E heqim nga tava pas 10 minutash.

LIVING KUZHINË

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.