KEK ME KUNGULL TË VERDHË E KURKUMA

Living - - LIVING KUZHINË -

PËRBËRËSIT PËR TAVË ME DIAMETËR 26 CM:

250 g kungull i verdhë, i peshuar pa lëkurë 100 g arra të qëruara 4 vezë 250 g sheqer 1 majë luge kripë 2 lugë të vogla kurkuma 1 lugë e vogël kanellë 100 ml vaj luledielli 1 filxhan i vogël (kafeje) me lëng portokalli lëkura e grirë në rende e një portokalli organik 150 g miell pa gluten 100 g miell orizi 50 g niseshte misri 1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C. 1 Në mikser grijmë arrat dhe më pas kungullin (mund ta grini edhe në rende, nëse dëshironi). I lëmë mënjanë. 2 Në robot ose me rrahësen elektrike, rrahim për 5 minuta vezët me sheqerin, derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë kanellën, kurkumën, vajin, lëngun e portokallit, lëkurën e portokallit, miellin, niseshtenë dhe sodën me sitë, pa ndaluar përzierjen e tyre. 3 Shtojmë arrat e thërrmuara dhe kungullin që kishim lënë mënjanë. Në tavën ku kemi shtruar letër furre hedhim brumin dhe e pjekim për rreth 45/50 minuta. Kur të marrë ngjyrë, e mbulojmë në sipërfaqe me letër alumini dhe kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh dhe ajo të dalë e pastër, keku është gati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.