Panorama (Albania)

Urdhri i Fagut: Sot në punë, duhet të mbyllim planin

-

Edhe pse dita e sotme u shpall ditë pushimi për punonjësit e administra­tës me vendim të Kryeminist­rit Rama, punonjësit e Doganave janë urdhëruar të dalin në punë. Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Doganave, Pranvera Fagu, nëpërmjet një urdhri të shpërndarë ditën e premte, ka njoftuar punonjësit e administra­tës doganore që më 25 korrik të paraqiten në punë. Në urdhrin e lëshuar shpjegohet se punonjësit e administra­tës duhet të paraqiten në punë për të mbyllur planin e realizimit të të ardhurave. Burime nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave thanë për gazetën se punonjësve u është komunikuar urdhri nëpërmjet postës elektronik­e të shpërndarë nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Doganave. "Në kuadër të realizimit të objektivav­e të muajit korrik, meqenëse jemi në ditët e fundit të muajit, që përkon me mbyll- jen e planit dhe duke konsiderua­r se brenda këtij afati janë 4 ditë të shtuna dhe të diela, dita e hënë, 25 korrik, është ditë e rregullt pune", thuhet në urdhrin e Burimeve Njerëzore. Kryeminist­ri Rama e shpalli 25 korrikun ditë pushimi, për shkak të miratimit të Reformës në Drejtësi më 22 korrik nga Parlamenti. "Në mbështetje të neneve 95, pika 2 dhe 100 të Kushtetutë­s, me propozimin e Kryeminist­rit, Këshilli i Ministrave vendosi: Caktimin e ditës së hënë, datë 25 korrik 2016, ditë pushimi për punonjësit e administra­tës shtetërore. Ngarkohen institucio­net e administra­tës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi", thuhet në vendimin e Kryeminist­rit Rama të botuar në fletoren zyrtare. Ditën e sotme në punë do të jenë edhe deputetët dhe punonjësit e administra­tës së Kuvendit, për shkak të mbajtjes së seancës së fundit plenare për këtë sesion.

 ??  ?? Faksimile e urdhërit të Doganave
Faksimile e urdhërit të Doganave

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania