Panorama (Albania)

Vrasja e dyfishtë në 1997, Akuza kërkon 20 vjet burg

-

MAT - Prokuroria e Matit lexoi konkluzion­et përfundimt­are për një 38- vjeçar, të akuzuar si autor i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në qytetin e Burrelit, në vitin 1997, gjatë përplasjes mes dy bandave rivale në këtë qytet. Sipas Prokuroris­ë, i pandehuri Gentian Doda, duhet të deklarohet fajtor për akuzën e "vrasjes me paramendim" në dëm të shtetasve Gazmir Dedja dhe Asllan Gjoka dhe duhet të dënohet me 20 vjet heqje lirie. Dosja në ngarkim të Dodës është rigjykuar, pas ekstradimi­t të tij në Shqipëri nga SHBA në vitin 2012. Ai u prangos në Los Anxhelos, SHBA, bazuar në një urdhër arresti ndërkombët­ar në emër të tij, bazuar në vendim të Gjykatës së Matit të vitit 2000, që e dënonte me 20 vjet burg për "vrasje me paramendim" dhe "armëmbajtj­e pa leje". Pas ekstradimi­t, i akuzuari kërkoi rivendosje­n në afat dhe rishikim të dënimit të dhënë më parë ndaj tij për këtë vepër penale. Çështja ndaj tij u shqyrtua edhe në Gjykatën Kushtetues­e, e cila vendosi që gjykimi ndaj tij të zhvillohej sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë të Matit. Sipas Prokuroris­ë, ngjarja për të cilën akuzohet Doda është shënuar në muajin tetor të vitit 1997. "Më datë 27.10.1997 rreth orës 11: 30, viktima Gazmir Dedja ishte duke bërë shëtitje në qytetin e Burrelit së bashku me disa të njohur të tij. Në afërsi të gjimnazit të qytetit u takua me vëllain e tij, Halit Dedja, dhe pasi biseduan, u ndanë pak metra larg njëri- tjetrit. Gjatë bisedës, shtetasi Halit Dedja i ka thënë të vëllait Gazmir Dedja se një makinë e markës ' Benz', me targa DR, po vjen vërdallë dhe ki kujdes. Pak çaste më vonë në vendin e quajtur ' Tuneli', në qendër të qytetit Burrel, i pandehuri Gentian Doda, së bashku me disa persona të tjerë, në një distancë të afërt rreth 10 metra, i thërret viktimës dy herë: ' O Gaz, o Gaz'. Sapo Gazmir Dedja kthehet nga drejtimi i zërit, qëllohet me automatik me breshëri nga i pandehuri Gentian Doda. Në këtë ngjarje është plagosur dhe më pas ka gjetur vdekjen dhe një shtetas tjetër i quajtur Asllan Gjoka. I pandehuri Gentian Doda, pas kryerjes së krimit, është larguar në thellësi të tunelit dhe pasi ka hipur në makinë, është larguar në drejtim të stadiumit të qytetit Burrel", thuhej në dosjen e Prokuroris­ë. Gazmir Dedja u dërgua në spital, ku ndërroi jetë dy ditë më vonë. Gjatë kësaj kohe, ai ka qenë në gjendje të komunikojë dhe u ka thënë familjarëv­e që ishte qëlluar nga shtetasi Gentian Doda. Ngjarja dyshohet të ketë si zanafillë përplasjet mes dy gupeve rivale në qytet dhe është pasuar edhe me ngjarje të tjera kriminale, ku janë vrarë vëllai i viktimës, Halit Dedja, dhe babai i tij.

 ??  ?? Gjykata e Burrelit
Gjykata e Burrelit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania