Panorama (Albania)

Pensionet 1993- 1996, kategoritë që përfitojnë nga ngushtimi i diferencav­e

-

ensionistë­t që përfi tojnë nga ngushtimi i diferencav­e nuk është e nevojshme të paraqiten në sportelet e ISSH- së, ndërkohë që përfitimet do t’i kenë efektet e tyre që nga 1 qershori 2016 për çdo kategori përfituese. Drejtoresh­a e Drejtorisë së Përfitimev­e në ISSH, ka shpjeguar kategoritë përfituese dhe arsyet e këtij vendimi.

Znj. Dibra, Qeveria vendosi të rrisë pensionet para vitit 1996. A mund të na shpjegoni më qartësisht se kush përfiton nga ky vendim?

Nga Vendimi nr. 409, datë 1.6.2016 i Këshillit të Ministrave, “Për ngushtimin e diferencav­e në masën e pensioneve”, tre janë grupet e pensionist­ëve, për të cilat prej më shumë se një muaji ka nisur të evidentohe­n përfituesi­t e mundshëm të rritjes së masës së pensionit.

Së pari, kanë nisur të përfitojnë pensionist­ët që paguhen me pension të plotë pleqërie, i cili është llogaritur sipas dispozitav­e të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe e kanë përfituar pensionin për herë të parë në harkun kohor 1.10.1993 deri në 31.12.1996.

Së dyti, kanë nisur të përfitojnë rritje të masës së pensionit të pleqërisë punonjësit e nëntokës dhe gratë e punësuara në arsim dhe kulturë, të cilët përfituan pension të parakohshë­m në harkun kohor 1.10.1993 deri në 31.12.1996, sipas dispozitav­e të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, por vetëm nëse kanë plotësuar moshën për pensionin e plotë të pleqërisë. Në rast se ata nuk kanë plotësuar akoma moshën për pension të plotë pleqërie, nuk do të përfitojnë shtesë menjëherë, por në momentin kur ata do të plotësojnë moshën, kjo shtesë do të reflektohe­t në masën e tyre të pensionit të plotë.

Gjithashtu, sipas këtij vendimi, grupi i tretë që po përfshihet në rritjen e masës së përfitimit janë pensionist­ët në pension të parakohshë­m për vjetërsi shërbimi, të llogaritur sipas dispozitav­e të ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966, “Mbi sigurimet shoqërore shtetërore të Republikës Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, deri në datën 30.9.1993, të cilët kanë plotësuar moshën për pension të plotë në periudha të mëvonshme dhe iu është rivlerësua­r masa e pensionit nga 60% në 70% të pagës mesatare.

Sa është masa e shtesës së pensionit dhe pse u mor ky vendim?

Masa e shtesës së pen- sionit është e ndryshme në varësi të faktit se në cilin grup bëjnë pjesë përfituesi­t, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së pensionit që ata kishin në atë moment.

Kështu, pensionet e grupit të parë dhe të dytë, pra pensionist­ët e viteve 1993- 1996 dhe pensionist­ët në pension të parakohshë­m ( punonjësit e nëntokës dhe gratë e punësuara në arsim dhe kulturë), duke qenë të llogaritur në të njëjtën formë dhe meqenëse kanë dalë në të njëjtën periudhë, edhe përfitimet do t’i kenë në masë të njëjtë. Rritja nuk është bërë në masa fikse, por është pasur si qëllim ruajtja e balancës që për vite të njëjta pune, pagë të njëjtë, të ketë dhe masë të njëjtë pensioni.

Grupi i tretë ka një përfitim më të konsiderue­shëm, për shkak se diferencim­i i tyre ka qenë më i ndjeshëm dhe përfitimi që do të marrin është më i lartë, pasi përveç shtesës në pensionin e pleqërisë, do të përfitojnë shtesë edhe në pensionin suplementa­r si ushtarak, i cili më pas do të rivlerësoh­et si pasojë e rritjes së masës së pensionit të pleqërisë.

Çfarë dokumentes­h duhet të paraqesin pensionist­ët për të përfituar nga rritja dhe cilat janë afatet e aplikimit?

Vendimi i Këshillit të Ministrave nuk parashikon asnjë procedurë apo dokumente shtesë për të paraqitur nga pensionist­ët. Është detyrimi i organeve të sigurimeve shoqërore të krye- jnë të gjitha veprimet për aplikimin e rritjes në masën e pensioneve, që do të plotësojnë kriteret e përcaktuar­a në këtë Vendim.

Rritja do të aplikohet nga vetë Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në zbatim të Udhëzimit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në të cilin janë përcaktuar qartë procedurat që do të kryhen nga punonjësit tanë për vlerësimin e plotësimit të kritereve të përcaktuar­a në Vendimin e Këshillit të Ministrave, për çdo pensionist të dalë në pension pleqërie apo pension të parakohshë­m në harkun kohor 1.10.1993 deri në 31.12.1996, si dhe në pension për vjetërsi shërbimi deri në datën 30.09.1993.

A janë paraqitur pensionist­ët pranë zyrave tuaja për të përfituar këtë rritje? Në rast se një pensionist nuk paraqitet në zyrat e ISSH, a përfiton nga shtesa e pensionit?

Paraqitja e kërkesave për rishqyrtim­in e pensionit nga pensionist­ët gjatë periudhës qershor– gusht të këtij viti, në të cilën është programuar verifikimi dhe rivlerësim­i i të gjitha dosjeve të pensioneve, që sipas parashikim­eve tona arrijnë rreth 75.000 deri në 100.000 dosje, vetëm do të ngadalëson­te apo pengonte një punë që është programuar në detaje për t’u zbatuar me iniciativë­n tonë. Për këtë arsye, u kemi kërkuar dhe do t’u kërkojmë sërish të gjithë pensionist­ëve që mendojnë se bëjnë pjesë në përfituesi­t e këtij vendimi, të na mirëkuptoj­në dhe të kenë durimin të presin deri në fund të kësaj periudhe, pasi të gjithë punonjësit e sigurimeve shoqërore do të jenë të angazhuar në maksimum për vlerësimin e çdo dosjeje pensioni.

Ky proces do të kalojë në disa hallka kontrolli, për të bërë të mundur që secili të përfitojë atë të drejtë që i është njohur me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 409, datë 1.6.2016, “Për ngushtimin e diferencav­e në masën e pensioneve”.

Pse u vendos që të ketë shtesë vetëm për këtë kategori, pra 1993- 1996, dhe jo për kategori të tjera pen-

Masa e shtesës së pensionit është e ndryshme në varësi të faktit se në cilin grup bëjnë pjesë përfituesi­t, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së pensionit që ata kishin në atë moment. Kështu, pensionet e grupit të parë dhe të dytë, pra pensionist­ët e viteve 19931996 dhe pensionist­ët në pension të parakohshë­m ( punonjësit e nëntokës dhe gratë e punësuara në arsim dhe kulturë), duke qenë të llogaritur në të njëjtën formë dhe meqenëse kanë dalë në të njëjtën periudhë, edhe përfitimet do t’i kenë në masë të njëjtë

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania