Panorama (Albania)

Biznesmeni: Jo kufizime në listën e mbetjeve

-

Një nga përfaqësue­sit e shoqatës së ricikluesv­e tha dje se Shqipëria është vendi i fundit në rajon që miraton ligj për importin e mbetjeve të ricikluesh­me, ndërsa kërkoi që lista e mbetjeve të importuesh­me të jetë edhe më e gjatë. E kuptojmë situatën populiste dhe dezinformi­mit total, por për gjithë këto vende që po përmend dhe - nuk po flas për vendet e BE- së, që ka një hapësirë të pafund për riciklim mbetjesh, - por të gjitha vendet e rajonit nuk kanë asnjë kufizim të listës së gjelbër, sepse e konsideroj­më një mundësi, kush ndërton një impiant, është një aset ekonomik që i shërben atij që e ndërton, por edhe publikut. Unë personalis­ht në parim nuk jam dakord, praktikish­t le të fillojmë në këto nivele, sepse me siguri e ardhmja, zhvillimi industrial i vendit do të kërkojë hapësira më të mëdha për riciklim. E them pa asnjë dyshim se Shqipëria kishte ngelur i vetmi vend me këtë kufizim, që ndalonte mbetjet”, tha përfaqësue­si i kësaj industrie.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania