Panorama (Albania)

VIKTIMA

-

Inspektori Ervin Haxhiu, që humbi jetën në krye të detyrës mbrëmjen e së dielës, është baba i tre fëmijëve. Haxhiu, familja e të cilit jeton në fshatin Thumanë të Krujës, ka një karrierë afro 18- vjeçare në Policinë e Shtetit. Kryesisht ai ka qenë pjesë e grupeve të gatshme të disa Komisariat­eve të Tiranës, ku detyrat e fundit i ka ushtruar në Komisariat­in nr. 3 dhe Komisariat­in nr. 5 ku punonte prej disa vitesh. Atij iu dha dje lamtumira e fundit nga familja, kolegët dhe të njohurit. Homazhet në nderim të tij u zhvilluan pak metra larg Komisariat­it të Kamzës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania