Panorama (Albania)

Sherri me armë ku këndonte Noizy, dy të arrestuar

-

TIRANE - Dy persona janë arrestuar në lidhje me sherrin me armë të ndodhur në afërsi të një lokali ( club) në zonën e Saukut, ku këndonte këngëtari i njohur me emrin Noizy, të shtunën e javës së kaluar. Policia ka thënë se janë vënë në pranga dy persona, ndërsa është sekuestrua­r edhe makina e tyre. “Shërbimet e Komisariat­it Nr. 1 bënë të mundur identifiki­min e autorëve dhe dokumentim­in e ngjarjes së ndodhur në datë 25.09.2016, në afërsi të një lokali ‘ club’ në rrugën për Sauk, Tiranë. Në sajë të veprimeve hetimore u bë e mundur arrestimi i shtetasve Elson Doçaj, 27 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Përparim Gaxhaj, 27 vjeç, lindur në Mitrovicë dhe banues në Londër, Angli”, kanë thënë më tej burimet zyrtare të Policisë. Sipas tyre, ndërmjet këtyre shtetasve ka lindur një konflikt banal me truprojat e lokalit dhe kur janë larguar me mjetin e tyre, shtetasi Elson Doçaj ka qëlluar disa herë me armë në ajër. Policia theksoi se grupi i hetimit ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestrua­r 4 gëzhoja pistoletë 9 mm, si dhe një automjet i markës “Mercedez”, me targa angleze FY 61 XFB. Policia e kryeqyteti­t njoftoi dje se këta shtetas kanë konsumuar veprat penale të “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionev­e”, “prishja e qetësisë publike” dhe “moskallëzi­m krimi”. Fillimisht u raportua se konflikti me armë ndodhi për shkak të një tavoline në zonën VIP të lokalit, për të cilën u konfliktua­n dy grupe personash.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania