Panorama (Albania)

Pajtim Aga, në çështjen e dibranëve të zhdukur

-

LEZHE - Vëllai i komisarit të Policisë së Dibrës, i arrestuar të dielën në Lezhë me kokainë, është i përfshirë në çështjen e zhdukjes së 32 dibranëve në det. Pajtim Aga u ndalua, pasi në makinën e tij u gjet një sasi prej 320 gramësh kokainë, ndërsa po udhëtonte nga Dibra në drejtim të Kurbinit. Aktualisht, çështja e tij është në hetim nga ana e zyrës së Antitrafik­ut, pasi dyshohet për bashkëpuni­m me persona të tjerë në furnizimin me drogën e shtrenjtë. Vetë Aga mësohet të ketë mohuar që të ketë gisht në këtë çështje, duke e konsiderua­r si kurth që ia kanë ngritur për ta vënë në pranga. Ai është vëllai i shefit të Policisë së Dibrës, Robert Aga, i cili nuk pasur asnjë reagim për rastin. Ndërkohë, emri i Pajtim Agës, 47 vjeç, rezulton si person i përfshirë në rastin e largimit të 32 dibranëve nga vendi i tyre për në Perëndim, por në mars të vitit 1996 ata u zhdukën pa asnjë gjurmë. Pajtim Aga, bashkë me një person tjetër, ndërhynë për të çuar klandestin­ët deri në Vlorë, në mënyrë që të kalonin me skaf drejt Italisë. Por prej ditës së nisjes, nuk ka asnjë lajm prej tyre. Aga u ka treguar familjarëv­e të të zhdukurve se kishte dyshime që ata të ishin kapur dhe të ishin burgosur në Korfuz, por prej 20 vitesh nuk ka asnjë sinjal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania