Panorama (Albania)

Elozhe për Thomas Strakoshën dhe Gashin

-

Thomas Strakosha vazhdon të bëjë mirë me Lacion, duke marrë vlerësime pozitive nga mediat italiane edhe pas ndeshjes së dytë si titullar në fitoren 2- 0 përballë Empolit të dielën, të cilat e kanë "ngritur në detyrë", duke e cilësuar si të denjë edhe për titullar. E përditshmj­a më e madhe sportive përtej Adriatikut, "Gazzetta dello Sport", e vlerëson 21- vjeçarin me notën 7, sikurse "Corriere dello Sport" dhe "Il Messaggero". Ndërkohë, "Sportmedia­set" i vë notën 6.5, duke e cilësuar si pozitive ndeshjen e "gardianit". Të njëjtin vlerësim i bën edhe portali "Calciomerc­ato", me këtë koment: "Në ndeshjen e parë si titullar në shtëpi impenjohet pak, derisa Xhilardino ia vë reflekset në provë. Tregohet vendimtar ndaj Puçarelit".

Supergoli - Goli i shkëlqyer i Shkëlzen Gashit në kampionati­n amerikan të futbollit, MLS, ka bërë xhiron e botës. Për sulmuesin shqiptar nuk kanë munguar elozhet, duke filluar nga trajneri Pablo Mastroeni, i cili në një konferencë për shtyp, ku të gjithë e pyesnin vetëm për mbrojtjen e skuadrës së tij që kishte pësuar tre gola, i kushtoi vëmendje Gashit, duke e cilësuar si "fantastik". Ndërkaq, rrjeti sportiv "FOX Sports" e ka komentuar: "Kur ke një goditje dënimi nga rreth 30 metra, e kupton që të duhet një gjuajtje thuajse perfekte për të shënuar. Nuk është e lehtë ta gjuash fort sa për të mundur portierin, por të jesh përsëri në gjendje për ta harkuar topin mbi murin mbrojtës. Shkëlzen Gashi e gjuajti këtë në mënyrën perfekte".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania