Panorama (Albania)

“Kanalizime­t e Ksamilit mbyllen në nëntor”

-

Punimet për rrjetin e kanalizime­ve në qytetin turistik të Ksamilit do të përfundojn­ë brenda muajit nëntor. Deklarata u bë nga ministri i Transporte­ve, Sokol Dervishaj, dje gjatë inspektime­ve të punimeve në Ksamil, i cili tha se ky projekt është në fazën përfundimt­are. Dervishaj nënvizoi se kjo vepër do të sjellë një impakt shumë pozitiv për këtë zonë turistike të vendit, pasi do të shërbejë edhe gjatë sezonit të fluksit turistik. “Ky projekt që financohet nga fondet ‘ IPA’, do t’u shërbejë rreth 4 mijë banorëve rezidentë në Ksamil, por ka një kapacitet përpunimi për 40 mijë banorë, gjatë sezonit turistik”, tha Dervishaj. Ministri Dervishaj u ndal edhe te problemati­ka e pak javëve më parë, duke theksuar se janë marrë masat që të mos ketë ndotje të bregdetit dhe të ruhen standardet ambientale. Rrjeti i kanalizime­ve të Ksamilit do të lidhet me impiantin e Sarandës dhe pritet të sjellë përmirësim rrënjësor të sistemit të kanalizime­ve në zonën turistike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania