Panorama (Albania)

Thirrje pikave të grumbullim­it: Denonconi

-

Për shkak se fenomeni i vjedhjes së shinave është shumë i përhapur, autoritete­t përkatëse u kanë bërë thirrje pikave të grumbullim­it të skrapit që në rast se konstatojn­ë bulona apo pllaka lidhëse të denoncojnë autorët në polici. Deri tani asnjë denoncim të tillë nuk ka pasur. Kjo pasi dyshohet se edhe blerësit e hekurit për skrap kanë interesa të përbashkët­a me hajdutët, çka i bën ata bashkëpunë­torë në këtë masakër që po bastis pasuritë kombëtare. Sipas burimeve të Policisë, nëse do të konstatohe­t një bashkëpuni­m i tillë, atëherë do të vihet para përgjegjës­isë jo vetëm hajduti, por edhe blerësi i skrapit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania