Panorama (Albania)

Milo: Ballistët viktima, por ishin në krahun e pushtuesve

“I vrau Mehmet Shehu, por s’kanë merita që të dekorohen”

- Paskal Milo

Historiani i njohur, Paskal Milo, ka komentuar dekorimin nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, të 67 anëtarëve të Ballit Kombëtar, të cilët u pushkatuan nga Mehmet Shehu në vitin 1943, në Golem të Lushnjës. Për Paskal Milon, dekorime të tilla duhet të marrin fund, pasi zhvlerësoj­në rolin e Presidenti­t dhe vlerën e dekoratave. Milo e ka quajtur ngjarjen si kriminale dhe të dënueshme, por ajo, sipas tij, ka ndodhur në kushtet e luftës. Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe me mijëra shqiptarë që u vranë sipas tij nga pushtuesit, ballistët dhe zogistët. Milo është shprehur se Mehmet Shehu u kritikua nga Enver Hoxha për vrasjen e 67 ballistëve pa gjyq, duke e quajtur ngjarjen si shumë të rëndë, por sipas historiani­t, Shehu vazhdoi pushkatime­t e kundërshta­rëve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania