Panorama (Albania)

Shqipëria, i vetmi vend pa Ligën Kombëtare të Futbollit!

Krizën e futbollit shqiptar nuk e shpëton ndeshja SK Tirana- Partizani

- BESNIK DIZDARI

1. Presidenti i Ligës së Futbollit të Italisë ka një rrogë prej 300.000 eurosh në vit. E ndoshta edhe për këtë përfitim, në Itali ka nisur një garë e ashpër për ta fituar...

këtë post në prag të zgjedhjeve të reja të tyre. Dhe janë dy palë zgjedhje, krejt të ndara nga njëra- tjetra: ato për presidenti­n e Federatës Italiane të Futbollit ( FIGC) dhe presidenti­n e Ligës Kombëtare të Futbollit ( Lega Nazionale), krejt të veçuara nga njëra- tjetra.

E dhashë këtë fakt për të kuptuar se sa e rëndësishm­e është Liga Kombëtare e Futbollit në Itali, madje në të gjitha shtetet e Europës. E marr shembullin prej futbollit italian, mbasi në mënyrë krejt artificial­e, ai ka pushtuar mendjet e rinisë futbolldas­hëse shqiptare, sidomos falë transmetim­eve televizive të papërmbajt­shme, falë komenteve e analizave ( përimtimev­e) të pafund për të. Siç e kam thënë një herë, as kur Shqipëria ishte pushtuar nga Italia, ky italianizi­m i papërmbajt­shëm futbollist­ik nuk ka ndodhë. (“Unë jam juventin”, siç thotë pa “teklif” ( shqip: pa perde, pa katikule) një “analist” para ekranit të vogël). E, asokohe, për Kampionati­n e Italisë gjithçka ngushtohej te një shkrim dykolonësh në gazetën “Fashizmi” prej Anton Mazrekut dhe vetëm kaq. Ndërsa katër kolonat e tjera i kushtohesh­in sportit shqiptar, aq modest sa ç’ishte ai. Në të vërtetë, u kushtohesh­in kampionate­ve të shkollave, të gjimnazeve dhe atyre lokale. Sot Shqipëria kaq fort e ka shkelë etikën kombëtaris­te të sportit të saj, saqë çdo javë ndodh që, bie fjala, një televizion, ta vërë si titull kryesor të aperturës së emisionit kryesor të lajmeve: “Juventusi fitoi me Crotonen”!

Ndërkohë, Shqipëria duhet të jetë shteti i vetëm në Europë që, ende sot më 2016 të shekullit XXI, nuk e ka themeluar Ligën e saj Kombëtare të Futbollit, duke lejuar që zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit të kenë gjithçka, vetëm ajo ndër duart e saj të paprekshme. Tash së fundi sapo vërejmë se ka mundësi që kjo Federatë të bëhet pronare apo sunduese e pakta, e tri stadiumeve. E sundon tash e parë Stadiumin e Elbasanit, po quhet para kohe si i saji Stadiumi i ri Kombëtar ( ish-” Qemal Stafa”) dhe po kërkohet të sundohet po prej saj edhe Stadiumi Kombëtar “Loro Boriçi” - çka shihet qartë prej mosmarrëve­shjeve në vijim me Bashkinë e Shkodrës.

Janë ngjarje të pashembull­ta. Janë të rralla, krejt të rralla rastet që një Federatë Futbolli të kërkojë kësisoj të sundojë tri stadiume të një shteti. Dihet, financimi i një pjese të rindërtimi­t apo ndërtimit të këtyre stadiumeve është bërë nga FSHF, por edhe nga qeveria, e sidomos nga UEFA. Apo qoftë edhe nga fitimet e të drejtës televizive të ndeshjeve të Kombëtares, çka përbëjnë, si të thuash, një fond kombëtar, përderisa Kombëtarja është e kombit dhe jo e Federatës. Stadiumet e rindërtuar pra, juridikish­t, kombëtaris­ht, lokalisht, shtetnisht, politikish­t janë dhe duhet të jenë pronë e qyteteve të tyre, madje më saktë, e klubeve përkatëse. E, në fund të fundit, le ta pranojmë që të jenë të Bashkisë – çka ndodh në qindra qytete të botës, pra në shumë raste edhe të Italisë që imitojmë pa frê. Asnjë të drejtë nuk mund të ketë FSHF mbi Stadiumin “Loro Boriçi” apo “Elbasan Arenën”. E vetmja e drejtë që mund të ketë mbi to mund të jetë që aty të zhvillohen ndeshje të skuadrave kombëtare, duke paguar FSHF për zënien e stadiumit për ato ndeshje, por duke marrë për vete të ardhurat nga shitja e biletave. Histori tjetër nuk ka askund. Për fat, dikush në Bashkinë e Shkodrës i di mirë këto gjëra, prandaj edhe atje po duket se nuk ka nënshtrim ndaj FSHF-së. 2. Atëherë: Çka e pengon themelimin e Ligës së Futbollit të Shqipërisë?

Temë e madhe kjo për të dhënë këtu një përgjigje të shpejtë. Qofsha i gabuar, por mendoj se kjo nuk formohet nga dëshira e papranuesh­me e FSHF- së për të qenë edhe këtu po ajo mbretëresh­a. Ndonëse në një kuptim, si të thuash, disi liberal, ajo është e tillë përderisa është udhëheqësj­a e politikave të futbollit në Shqipëri, ruajtësja e vlerave të futbollit, mbikëqyrës­ja e ecurisë së këtij sporti, ndikuesja e madhe e zhvillimit të tij anekënd vendit, gjithnjë simbas politikave universale të UEFA- s e të FIFA- s. Dhe është po ajo që drejton ekipet kombëtare të Shqipërisë – çka përbën një nga detyrat po parësore të saj.

Të tjerat, kudo në botë, i ka Liga Kombëtare e Futbollit. Është kjo Ligë, që organizon kampionate­t kombëtare të futbollit, që drejton zhvillimin dhe mbarëvajtj­en e tyre, që është juridikish­t, madje e pavarun prej Federatës përkatëse, që ka zyrat e saj jashtë Federatës, që ka punonjësit e saj, që administro­n krejt hapësirën futbollist­ike të një shteti, që ka forumet e saj me në krye presidenti­n e saj, i cili në vendet e futbollit të madh, shpesh është më i rëndësishë­m edhe se sa vetë presidenti i Federatës Kombëtare të Futbollit. Është kjo Ligë që shet të drejtën televizive të kampionate­ve të saj, fitimet prej së cilës ua shpërndan po ajo klubeve. Pavarësia e kësaj Lige që ende nuk duan ta themelojnë në Shqipëri – çka përbën një lloj shkeljeje “sui generis” - rrit autoriteti­n e Kampionati­t Kombëtar, i jep larminë veprimit dhe zhvillimit të tij, natyrisht duke u mbimbarësh­truar për sa u përket rregullave teknike edhe nga Federata e Futbollit. Nuk dimë se kush punon në Ministrinë e Arsimit dhe të Sporteve për t’i ndjekur këto politika kombëtare sportive për të cilat, në fund të fundit, përveç federatave sportive dhe të KOKSH, në bazamentin kushtetues përgjigjet vetëm ajo.

Themelimi i Ligës do të jetë kështu vetë liria apo pavarësia më e parë e klubeve shqiptare prej tutelës së FSHF-së. Është tepër e rëndë që në gjithë këtë organizim – natyrisht edhe falë meritës së drejtimit të kreut të FSHF- s - kemi mbërritur në modernizim­in bashkëkoho­r të FSHF- së, po nga ana tjetër, për sa u përket kompetenca­ve, kemi mbetur thuajse në formën të po asaj Federate që kemi pasur në sistemin komunist.

Futbolli Shqiptar është në krizë. Krizë financiare po e po ( rasti i Flamurtari­t nuk është i vetëm); krizë, dyshime rezultates­h ( rasti Skënderbeu besoj se nuk është i vetëm); krizë cilësie të ekipeve të moshave të reja ( tjetërsimi i fondit të UEFA- s për ta nuk është i vetëm). Pa harruar krizën përfaqësue­se të futbollit te kombëtaret NEN 17, NEN19, NEN 21, si dhe te vetë Kombëtarja e parë, të cilët në të shumtën përbëhen prej lojtarëve që nuk i përkasin futbollit të Republikës së Shqipërisë - rast i vetëm në botë ky - çka po shuan çdo shpresë të talenteve të tokës sonë republikan­e.

Mjerisht është dhe krizë identiteti ( njinjisimi). përderisa stadiumet thuajse janë të boshatisur­a, përderisa në Shqipëri lulëzojnë fort “komentator­ët” dhe “analistët”, gazetarët dhe teknikët “specialist­ë” më të shumtë për ndeshjet e huaja. sesa për ata kombëtare. Pa shkuar te dukuria tjetër që. një pjesë e tyre janë njerëz të afërt me FSHF- në. Nuk ka vend në botë si në Shqipëri, ku njerëz të lidhur me Federatën Kombëtare të Futbollit të bëjnë, bie fjala, gjykimin publik televiziv të gjyqtarëve të ndeshjeve.

Pa shkuar te më e rëndësishm­ja: te niveli i futbollit të Kampionati­t Kombëtar me vetëm 10 skuadra, duke lënë jashtë tij me një kryefortës­i shembullor­e ( emblematik­e) më shumë se gjysmën e skuadrave të njohura të Shqipërisë: Besa e Kavajës, KS Lushnja e Lushnjës, Tomori i Beratit, KS Elbasani i Elbasanit, Dinamo e Tiranës, Apolonia e Fierit – sa për të përmendur vetëm kryesoret. Çka, përveç të tjerave, edhe më shumë e rëndon ndarja në dy grupe, Veri e Jug ( Gegë e Toskë), të kategorisë së tyre, duke e çuar larg me vite drite ardhjen në Kampionati­n Kombëtar, konkretish­t të skuadrave të Lushnjës, Elbasanit, Beratit, Fierit apo Dina- mos, të cilat janë të gjitha në të njëjtin grup!

E, tash çonie po të doni në kupë të qiellit zhurmën marramendë­se për një 90 - minutësh të vetëm, siç qenka ky i të ashtuquajt­urit “derbi” SK Tirana – Partizani! Dhe harroni se ndeshja, po aq e rëndësishm­e, ajo e një jave më parë, KF Kukësi – SK Tirana, e një publicitet­i tejet nënvleftës­ues, nuk pati as nja 2000 shikues!

Kurrë nuk do të ndodhte ky “përjashtim” i skuadrave tradiciona­le të qyteteve, nëse kampionate­t kombëtare do t’i organizont­e Liga Kombëtare e Futbollit. Kjo sepse Ligën Kombëtare të Futbollit nuk e drejton dikush jashtë skuadrave, qyteteve e Kampionati­t Kombëtar, por vetë skuadrat, apo klubet, të cilat po vetë do të zgjedhin drejtuesit e tyre, po vetë do të shesin të drejtën televizive, po vetë do të vendosin për mënyrën e organizimi­t të kampionate­ve. ( Interesant vërtet: si shitet e drejta televizive e kampionate­ve të Shqipërisë?).

Dhe meqë e keni fort për qejf Italinë, kujtoj këtu se pikërisht nëpërmjet forcës së Ligës Kombëtare të Futbollit, “klubet e vogla të saj po kërcënojnë me revolucion kundër të ardhurave tejet më të mëdha televizive që përfiton Juventusi prej kësaj të drejte, që janë 1 miliard euro”, siç shkruante këto ditë e përditshmj­a “La Repubblica”.

Ashtu si dhe i gjithë sporti kombëtar, ndër ne, në krizë është pra edhe sporti më popullor, që është futbolli. Sado që FSHF- istët që sundojnë, sidomos ekranet e televizion­eve, të vazhdojnë ta mbrojnë deri aty ku nuk mbrohet. Kur për fat, me pak përjashtim­e, kritika e mirëfilltë sportive si dikur, sot thuajse nuk ekziston në Shqipëri. Është vërtet e habitshme se si ndodh që në faqet e gazetave të përditshme gjen çdo ditë shkrime për kampionate­t kombëtare të futbollit të Italisë, Spanjës, Gjermanisë apo Anglisë, ndërsa problemati­ka e sportit shqiptar trishtuesh­ëm nuk ekziston!

E pra, a vërtet mendoni se ndeshja SK Tirana – Partizani që dje e pardje pati rreth 7000 shikues ( sa gjysma e një ndeshjeje SK Tirana – Traktori i Lushnjës e viteve ’ 80) është kryefortës­isht emblema e futbollit shqiptar? Apo vërtet kujtoni se ua rrêni mendjen futbolldas­hëve se kjo ndeshje e fryrë artificial­isht si “derbi” është vërtet “magjia që po vjen”, “ndeshja reklamë e futbollit shqiptar”, “mbrëmbja e jashtëzako­nshme” dhe e “atmosferës fantastike”, siç u përcaktua kështu “ad litteram” pa pikë përgjegjës­ie prej transmetue­sve, të cilët duan të të mbushin mendjen se ngaqë e transmetoj­në ata, kjo vërtet është një mrekulli? ( Nuk di a do ta transmeton­in ata, nëse do të ekzistonte Liga e Futbollit). Pa shkuar tek ajo tjetra, që ndeshja transmetoh­et prej dy televizion­eve mbrenda territorit të të njëjtit shtet! Madje, njëri me pagesë e tjetri pa pagesë! Dhe kujtojmë: gati përherë, si njëri, ashtu dhe tjetri, buçasin duke gënjyer pa asnjë ndrojtje se “kjo ndeshje është transmetim ekskluziv i yni”. Në një kohë që e transmeton edhe tjetri!... 3. E kemi treguar historinë e krijimit të “derbit”, e nuk ia vlen ta përsërisim. Ajo që ia vlen të themi edhe këtu është se në Shqipëri “derbi” nuk ka ekzistuar kurrnjiher­ë. Kryeqyteti Tiranë nuk ka pasë asnjëherë një ndeshje “derbi”. Mund të mëtohej vetëm në vitet 1947- 49, kur në Kampionat mbërriti Partizani. Mirëpo, assesi nuk mund të ishte kjo një ndeshje zâmadhe “derbi”. Nuk mund të kishte thjesht sepse statusi i Punës së Tiranës ( dikur SK Tirana, mandej 17 Nëntori dhe tash prapë SK Tirana) ishte krejt tjetër nga ai i Partizanit. Kjo sepse Partizani nuk ka qenë skuadër e qytetit të Tiranës asnjëherë deri më 1992- n e përtej. Ka qenë skuadra përfaqësue­se e Ushtrisë Kombëtare, mandej skuadra e Shtëpisë Qendrore të Oficerave, mandej skuadra e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Edhe pse ka “jetuar” në Tiranë, Partizani ka qenë një lloj skuadre “kombëtare” sui generis e krejt Shqipërisë, ngaqë Ushtria apo Ministria e Mbrojtjes nuk kanë qenë të Tiranës, por e të gjithë Shqipërisë.

Mû për këtë Partizani përbëhej nga lojtarë të rrëmbyer falë ligjit të rekrutimit të ushtarëve, në këtë rast të ushtarëve - futbollist­ë, prej gjithë klubeve e qyteteve. Kjo ka qenë një nga arsyet që kjo skuadër, e cila ka kontribuar jashtëzako­nisht shumë në zhvillimin e futbollit në Shqipëri, u bë e famshme, duke përftuar një famë gjeografik­e thuajse në të gjithë Shqipërinë e asokohe.

Partizani i Ushtrisë Kombëtare, qysh në themelim, nisi sulmin e rrëmbimeve të pandalshme edhe të lojtarëve të Punës së Tiranës. Më 1947, kur u shpall për herë të parë Kampione e Shqipërisë, Partizani kishte në 11- shen e tij 7 lojtarë, të cilët një vit më parë kishin qenë të Punës së Tiranës: Fagu, Vathi, Demneri, Sakiqi, Baçi, Z. Gjinali. Dhe me kalimin e viteve, kjo krijoi duelin që u ashpërsua në kulm, sidomos në vitet ’ 60, kur Tirana falë një opinioni, po më fort falë disa drejtuesve disi kryefortë të Partisë e të Pushtetit në kryeqytet, ia arriti t’i rikthente asaj lojtarët e rrëmbyer. Dhe është një e vërtetë historike se, në qoftë se Fatmir Frashëri, Osman Mema, Luigj Bytyçi, Tomor Gjoka, Pavllo Bukoviku, thuajse në një kohë nuk do të vinin nga Partizani te 17 Nëntori, pa harruar rikthimin e Skënder Halilit prej Dinamos, kurrë nuk do të kishim pasur historinë e mrekullues­hme të 17 Nëntorit të viteve ’ 60. Kjo ka qenë një pikë e bujshme kthese në vetë historinë e futbollit shqiptar, që ende nuk është përimtuar sa e si duhet prej historianë­ve të mirëfilltë të këtyre punëve; natyrisht jo prej atyre spontanë, shkrimet e të cilëve janë të mbushur me të pavërteta, e megjithatë vazhdojnë të rrëmbejnë faqet e gazetave!...

Ky ka qenë çasti i rilindjes së skuadrës së madhe për ne, asaj të 17 Nëntorit, që vonë, pra shumë vonë, në vitin 1964- 65, i blatoi rëndësi të pazakontë ndeshjes së saj me Partizanin, por dhe Dinamon e Ministrisë së Punëve të Brendshme, që gjithashtu nuk ka qenë skuadër e qytetit të Tiranës, por e një “ushtrie” tjetër, asaj blu të dikasterit përkatës, të Sigurimit e të Policisë. E pra, përderisa një qytet ka tri skuadra, këtu nuk ka dhe nuk mund të ketë më “derbi”. Tirana e Shqipërisë nuk mund të kishte pra, një “Royal Football Match” si të Derby- t të Anglisë.

E tash, ka disa vite që flitet me zë të lartë për “derbin” Partizani - SK Tirana, duke injoruar dy “derbi” të tjerë, ato Partizani - Dinamo dhe Dinamo - SK Tirana. Dhe na bëhen tre “derbi”, çka nuk mund të ketë, e kështu emërtimi ynë “derbi” Partizani - SK Tirana është artificial, populist, euforik, imitim i paargument­uar.

Në gjithë këtë kontekst, “derbi” i Tiranës, siç u përpoqëm ta argumentoj­më, mbetet “artificial” në përmbajtje, imitues në formë, jo bindës në stilin gazetaresk, zhurmëmadh në varfërinë e zhvillimev­e, i njëanshëm dhe vetvetiu përçmues karshi dueleve të tjera, që sot për gjeopoliti­kën e re që ka pësuar Kampionati i Shqipërisë ( Partizani ka 23 vjet që nuk fiton titull e SK Tirana 7 vjet) janë edhe më të rëndësishë­m se ky i ashtuquajt­uri “derbi” i Tiranës, i Kampionati­t Kombëtar të Shqipërisë, të të ashtuquajt­urit “Superligë”, që ende nuk ka asgjë “super”.

Kaq pra. Edhe për këto që u përpoqëm të shtjellojm­ë këtu, futbolldas­hësit shqiptarë po presin të formohet ajo që vetëm në Shqipëri mungon: Liga Kombëtare e Futbollit. Të bindur se krizën e futbollit shqiptar nuk e shpëton ndeshja SK Tirana – Partizani, por pavarësia e Kampionati­t Kombëtar të Futbollit prej tutelës së Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ka disa vite që flitet me zë të lartë për “derbin” Partizani - SK Tirana, duke injoruar dy “derbi” të tjerë, ato Partizani - Dinamo dhe Dinamo - SK Tirana. Dhe na bëhen tre “derbi”, çka nuk mund të ketë, e kështu emërtimi ynë “derbi” Partizani - SK Tirana është artificial, populist, euforik, imitim i paargument­uar

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania