Panorama (Albania)

TREGU I PUNËS

-

Propozimi i ligjit italian për Call Center- at, për drejtorin e kompanisë “Teleperfor­mance”, Luca Bettaglio, është një kërcënim për vendet e punës në Shqipëri. “Në këtë çështje, dy janë elementet kryesore, njëra është teknike dhe nga ana tjetër është propozimi i ligjit nga ana e Italisë, që mund të duket një goditje ndaj Shqipërisë, duke e parë nga pozicioni i investitor­it. Nga ana tjetër, në fakt, ky ligj nuk do të kthejë krahun e punës në Itali, por do të shkojë në vende të tjera. Ligji po kërcënon vendet e punës dhe po ndërhyn në tregun e lirë të ekonomisë të një vendi që nuk është në Europë, por po bën të gjitha përpjekjet për të hyrë në BE, pra është një vend kandidat dhe në këtë këndvështr­im kjo nuk ka sens”, u shpreh drejtori i kompanisë “Teleperfom­ance”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania